Thaçi takon Bajden: Mbështetje për Kosovën
Kryeministri i Kosovës i vazhdoi të enjten aktivitetet në Uashington me një takim në Shtëpinë e Bardhë me Nënpresidenti e Shteteve të Bashkuara Joe Biden. Zoti Biden e përgëzoi kryeministrin për sukseset e deritanishme dhe ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe popullin e saj, si dhe aspiratat e tyre euro-atlantike.
Zoti Biden përsëriti shumë nga vlerësimet që bëri dje Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton. Ajo e përgëzoi kryeministrin e Kosovës për marrëveshjet e fundit me Serbinë, të cilat i cilësoi si një hap më tej për Kosovën drejt përfshirjes plotësisht në gjirin e komunitetit të kombeve.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i vazhdon sot aktivitetet në Qendrën për Studime Strategjike e Ndërkombëtare, ku flet për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, si dhe dinamikën e zhvillimeve aktuale rajonale.(voa)