E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi takon Gjukanoviqin dhe Berishën

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 13:04

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë kthimit nga Dubrovniku ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin dhe liderin e Partisë Demokratike Socialiste të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Bëhet e ditur se takimi Thaçi-Gjukanoviq është bërë në Budvë të Malit të Zi, me ç’rast ata kanë biseduar për bashkëpunimin fqinjësor të dy vendeve dhe për zhvillimet në rajon.

Zyra për informim e Kryeministrisë njofton se bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimi në mes të dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria vazhdimit të bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësor.

Gjatë kthimit nga Dubrovniku, kryeministri Hashim Thaçi është ndalur edhe në një darkë pune me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin gjithashtu ka biseduar për bashkëpunimin dhe agjendën evropiane të të dyja vendeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›