E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi, thellohet bashkëpunimi me Shqipërinë

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është duke u thelluar në të gjitha segmentet institucionale. Deklarata është e kryeminstrit të Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj.

Thaçi theksoi se, reformat që kanë ndodhur në Shqipëri dhe përvojat e tyre do të barten edhe në institucionet e shtetit të Kosovës.

“Gjithë ky bashkëpunim po ndodh në rrafshin edhe të integrimeve kombëtare, por edhe të integrimeve euro-atlantike, ku siç dihet edhe Kosova si shtet, edhe Shqipëria si shtet do të jenë pjesë e BE-së dhe e NATOS”, u shpreh kryeministri kosovar. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›