Rama: Kundër qeverisë për largimin e FMN-së
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur kundër qëndrimit të qeverisë ndaj FMN-së për shkëputjen e marrëdhënieve me të.
Në një konferencë për shtyp, Rama ka kujtuar se me qëndrimin e papranueshëm ndaj FMN-së, jemi një hap larg kthimit të Sali Berishës së sotëm në atë të djeshëm.
“Presidenti i vitit 1996 dhe ministri i piramidave të kohës, Ridvan Bode bënë rrush e kumbulla të gjitha lekët e buxhetit të atij viti për qëllime elektorale dhe pasojat i dinë dhe i mbajnë mend të gjithë”- tha ai, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të FMN-së për vendin tonë.
Rama ka theksuar se FMN-ja ka dhënë një ndihmë të pazëvëndesueshme për financat publike, sigurimin bankar dhe ka hapur dyert e Shqipërisë me instutucionet ndërkombëtare. Sipas tij, niveli i marrëdhënive, nuk duhet të përfaqësohet nga dëshira e njërës palë, aq më tepër kur bëhet fjalë për dy personat(Berisha-Bode) që kanë lënë dikur një përvojë të hidhur në këtë drejtim.
Më tej, ai duke u mbështetur në raportin e fundit të FMN-së ka renditur me fakte se deklaratat e Berishës janë të gënjeshtërta, për uljen e korrupsionit, të shpenzimeve qeveritare apo të deficitit.
“Ndryshe nga çfarë thotë Berisha, korrupsioni është dyfishuar në raport me 2005. Sipas raportit të FMN-së, ne kemi defiçitin më të lartë, ndërkohë që shpenzimet e qeverisë në dietë nuk janë ulur si gënjen Berisha. Ne humbin në rrjetin energjitik aq sa financojmë shëndetësinë”- tha Rama, duke shtuar se duke mos rinovuar marrëveshjen dhe mos marrë në konsideratë alarmin e FMN-së, Berisha i sotëm na kthen në kohën e tij të djeshme.
Të mos jesh sot me FMN-në do të thotë sipas Ramës të shkosh në zgjedhje me Saliun e majit ’96-të, pa OSBE dhe pa karta idntiteti.
“Ne jemi kundër vendimit të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët për të larguar FMN-në nga Shqipëria. Të dhënat tregojnë qartë se pa monitorimin e saj ky kryeministër i paaftë dhe i papërgjegjshëm do e cojë vendin drejt një krize ekonnomike që do e paguajnë gjithë shqiptarët”- tha Rama.
Sipas tij, nëse Berisha do ndërpersë marrëdhëniet me FMN, marrëveshja e parë që opozita do nënshkruajë pas fitores së 2009-së, do të jetë ajo me FMN.