E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi 4 persona në Fier, pranga autorit

Fier- Policia ka arrestuar sot autorin e plagosjes së katër personave pak ditë më parë në qytetin e Fierit. Sipas burimeve policore, në pranga ka rënë shtetasi Angjelos Sado nga Vlora, i shpallur në kërkim për përplasjen me armë në lagjen, Sheq i Madh të qytetit të Fierit.

Sipas burimeve policore arrestimi i 24 vjecarit, që i fshihej policisë u bë në Lukovë të Sarandës. Sado plagosi me pistolete shetetasi Ahmet dhe Amarildo Isufi, babe e bir perkatesisht 45 dhe 23-vjeç si dhe Tomorr Jarua, 48-vjeç dhe dhëndrin e fisit Isufi, Gntian Mara, 30-vjeç.

Policia pas ngjarjes, bëri me dije se autori pas krimit ishte larguar nga unaza e Fierit në drejtim të Vlorës. Makina e tij u gjet në afërsi të Fabrikës së Tullave, pasi autori e kishte braktisur dhe ishte larguar në drejtim të paditur.

Një nga të plagpsurit u dërgua me urgjencë drejt Tiranës, ndërkohë që të tjerët u transportuan për ndihmë në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve nuk kishin rreizk për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›