Thaçi uron Berishën për aplikimin për në BE
Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka dërguar një mesazh homologut shqiptar Sali Berisha me rastin e rastin e aplikimit të Republikës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. “Anëtarësimi i plotë Shqipërisë në NATO një muaj më parë ishte një e arritur e jashtëzakonshme e popullit shqiptar. Shqipëria, duke u bërë pjesë e organizatës më të fuqishme botërore për siguri dhe paqe, u bë shembull i mirë i arritjes së standardeve të larta demokratike për shtetet në rajon. Qeveria e Kosovës dhe gjithë qytetarët e saj i gëzohen arritjeve të Shqipërisë në të gjitha fushat e integrimeve euroatlantike. Ne besojmë se institucionet e Shqipërisë do ta luajnë rolin e duhur për të ndihmuar dhe afirmuar të arriturat e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”-shkruhet në mesazh.
Kryeministri kosovar shkruan më tej, se integrimi i ardhshëm i Shqipërisë në Bashkim Evropian do të jetë edhe një hap i madh i popullit shqiptar dhe një e arritur për të gjitha vendet fqinje. “Paqja, stabiliteti dhe përparimi i përgjithshëm po bëhet pjesë e rajonit tonë. Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim edhe njëherë iu shpreh përgëzimet më të mira”-përfundon.