E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Në BE jo me çmimin që të mbetemi pa shtet

Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia dëshiron integrimin në BE, por jo me çmim që në ato procese të mbetemi pa shtet dhe dinjitet elementar.

Kryeministri Daçiq, duke iu bashkuar avazit të presidentit Tomisllav Nikoliq se Serbia do ta zgjedh Kosovën në vend të BE, ka thënë se ”Serbia nuk mund ta kalojë vijën e ekzistencës shtetërore e kombëtare për të hyrë në BE.

“Dëshirojmë vazhdimin e dialogut me Prishtinën, dëshirojmë integrime në BE, por jo me çmim që në ato procese të mbetemi pa shtet dhe pa dinjitet elementar. Në këtë nuk do të pajtohej askush në Evropë dhe botë”, ka deklaruar Daçiq raportojnë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave, ai ka pohuar se Serbia nuk heq dorë nga intergimet evropiane, por nuk mund ta miratojë formulimin e Brukselit i cili prek tërësinë tokësore të Serbisë.

“Qëndrimin që ta respektojmë tërësinë tokësore të Kosovës, Serbia nuk mundet dhe nuk do ta pranojë. Edhe pse e kuptojmë shpjegimin e komisionarit Shtefan fule se kuptimi i këtij formulimi është se Evropa nuk dëshiron ndarjen e Kosovës i rekomandoj Brukselit që të mos na vë para dilemës – Kosova ose BE – sepse ne nuk mund të heqim dorë nga vetvetja dhe shteti ynë. E nuk duam të heqim dorë as nga BE të cilën e synojmë”, ka thënë kryeministri serb.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›