Tenderët 'përplasin' pozitën dhe opozitën

Deputetja Lama ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka shpërblyer kompanitë me tender të cilat i kanë ndihmuar asaj gjatë fushatës elektorale.
Sipas saj, këta tenderë kapin shumën e qindra miliona eurove. Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe raportet e UNDP-së për varfërinë dhe papunësinë në Kosovë, të cilat paraqesin shifra alarmuese.
Por deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka mohuar një gjë të tillë, duke i thënë deputetes Lama se kompanitë të cilat kanë marr tender nga Qeveria e Kosovës janë sponsorë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, Qeveria Thaçi nuk bënë këto lloj dallime, ashtu siç i paraqet Lëvizja Vetëvendosje.
“Ju zonja Lama dhe koleg e juaj deputet të Lëvizjes Vetëvendosje po mundoheni të paraqiteni si engjëj në Kuvend të Kosovës”, ka theksuar Lladrovci.
Kritika ndaj qeverisë ka shfaqur edhe subjekti më i madh opozitar LDK.