Zgjedhjet Thaci Te rendesishme standartet

Zoti Thaci ne fjalen e tij u shpreh se me shume se gjithcka tjeter PDK dhe ai vete jane te interesuar per realizimin e zgjedhjeve te lira te ndershme ne menyre qe rezultati i tyre te pranohet nga te gjitha forcat politike.
Zgjedhjet e 12 dhjetorit do te jene te pergatitura mire. Te gjitha partite kane filluar pergatitjet kane formuluar listat zgjedhore jane duke zhvilluar fushate te mirefillte Kosova eshte gati per zgjedhje dhe besoj se do te jene te lira dhe te ndershme tha kryeministri Thaci.
Me tej duke komentuar situate e krijuar ne politiken kosovare Thaci fajesoi ish-aleatin ne bashkeqeverisje LDK-ne per largimin nga qeveria veprim te cilin e quajti si tinezar. Kryeministri tha se mund te vazhdonte te qeveriste ne minorance deri per zgjedhjet e shkurtit por tha se kjo nuk do te ishte gjeja e duhur per shtetin e Kosoves.
Thaci shtoi se marreveshja me LDK ne 2007 u nenshkrua per interesat e shtetit te Kosoves dhe se pavaresisht nga akuzat dhe kunderakuzat e koheve te fundit bashkepunimi me te ka qene korrekt dhe i sinqerte.
Mund te qendroja kryeminister te kisha edhe qeverisjen ne minorance por nuk isha i sigurte nese do te ishte zgjidhja me e mire per vendin dhe per tu perballur me sfidat qe presin shtetin e Kosoves. Me fitoren e PDK ne 2007 kam nenshkruar marreveshje koalicioni me LDK per interesat e Kosoves. LDK ka patur me shume pushtet gjate koalicionit me PDK se sa kur ajo vete ishte fituese ne zgjedhje dhe bashkeqeveriste me AAK. Por bashkepunimi ka qene korrekt dhe i sinqerte u shpreh Thaci.
Ne lidhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese qe konstatoi se zoti Sejdiu ne ate kohe president dhe kryetar i LDK kishte shkelur Kushtetuten Thaci tha se asnje marreveshje apo vendim politik nuk mund te dale mbi Kushtetuten dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese.
Asnje vendim politik nuk mund te qendroje mbi kushtetuten dhe mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese. Kur u nenshkrua marreveshja me LDK Kosova nuk kishte kushtetute por nje kornize kushtetuese qe mund te interpretohej tha kryeministri Thaci.
Shefi i ezkektutivit kosovar shprehu angazhimin e tij per te zhvilluar nje proces zgjedhor te ndershem dhe shprehu bindjen se partia e tij do te dale fitimtare nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.