Netanyahu nuk bën lëshime për Jerusalemin
Kryeministri izraelit, Benjamin Njetanjahu, përsëri refuzon thirrjet e Amerikës për ndalimin e ndërtimeve të vendbanimeve pa leje në tokat e pushtuara në Jeruzalemin Lindor. Ai e theksoi pozicionin e tij, në prag të vizitës së të dërguarit special amerikan për Llindjen e Mesme, George Mitchell.
Korrespondenti i BBC-së Wyre Davies thotë se George Mitchell ka një punë të vështirë, të bindë Izraelin dhe Palestinën të rifillojnë bisedimet për paqe. Izraeli thotë se ka ofruar mjaft masa që tregojnë vullnetin e tyre të mirë për t'iu rikthyer tryezës së negociatave, por nuk pranon kushte paraprake, dhe nuk do të ndalojë ndërtimin në tokat e pushtuara, gjë që ka çuar në vështirësimin e marrëdhenieve të tij me Amerikën. Zyrtarë në administratën e Presidentit Obama kanë thënë se e kuptojnë pozicionin në të cilin ndodhet Izraeli prej kohësh, por status quo-ja nuk është e qëndrueshme.
Për shkak të bllokadës ekonomike të Izraelit në Gazë OKB-ja ka thënë se nuk ka arritur shkollimin e mijëra nxënësve palestinezë.
Shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, John Ging tha se bllokada e ka bërë të pamundur akomodimin e numrit të madh të nxënësve në shkolla, një numër që sa vjen dhe rritet.
Izraeli vendosi një bllokadë të fortë ndaj Gazës pas fitores së grupit militant Hamas në 2007-ën.