E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, debati i dytë pa fitues të qartë

Në Britani udhëheqësit e tre partive kryesore kanë zhvilluar debatin e tyre të dytë televiziv, përpara zgjedhjeve të 6 majit. Gordon Brown, David Cameron dhe Nick Clegg u përgjigjën pyetjeve lidhur me politikën e brendshme dhe të jashtme. Këtë herë askush nuk doli si fitues i mirëfilltë, sipas sondazheve.

Debat më i ashpër

Javën e kaluar u bë histori, por këtë herë u duk çuditërisht normale që udhëheqësit e Britanisë të debatonin me njëri-tjetrin në televizion.

Si edhe më parë dallimet e tyre për sa i përket politikave kanë qenë të njohura, por kësaj herë konservatori David Cameron dhe laburisti Gordon Brown ishin më të ashpër ndaj Nick Clegg, liberal-demokratit që kryesoi sondazhet pas debatit të javës së kaluar. Ai u sulmua lidhur me politikën e partisë, për sa i takon sistemin bërthamor Trident.

"Bëhu realist për sa rrezikut, me të cilin përballemi, kur kemi vende si Koreja e Veriut dhe Irani me armë bërthamore, ndërsa ne heqim dorë nga armët tona," tha Gordon Brown.
Ndërsa Nick Clegg ia ktheu se "e rrezikshme ishte të angazhoheshe për të hedhur shumë para që nuk ekzistojnë për një sistem që është e sigurt që nuk do të ndihmojë dhe një një kohë kur bota po ndryshon, kur po përballemi me kërcënime të reja dhe kur gjithnjë e më shumë ekspertë ushtarakë po thonë se ka alternative të ndryshme".

Mes tre udhëheqësve pati shkëmbime të zjarrta lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me imigracionin dhe çështjen e azilit politik dhe të emigrantëve të paligjshëm.

Nick Clegg e akuzoi qeverinë se kishte dështuar, ndërsa David Cameronin që premtonte se vetëm një qeveri konservatore mund të kontrollonte nivelin e imigrantëve që do të vinin në Britani.

Në fund të tre udhëheqësit luajtën me ato që janë edhe pikat e tyre të forta.

Zoti Brown theksoi eksperiencën, zoti Cameron aftësinë e tij për të sjellë ndryshime reale, ndryshe nga laburistët.

Ndërsa zoti Clegg përsëri e prezantoi veten si një kryengritës energjetik.

Verdikti i analistëve për debatin dhe sondazhet menjëherë pas debatit treguan se nuk kishte një fitues të qartë.

Në një sondazh zoti Cameron doli përpara, ndërsa në një tjetër kryesoi zoti Clegg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›