E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi:Në 2013-ën, zgjedhje presidenciale e parlamentare

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përçjellë mesazhe të qarta se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në të njëjtën kohë me ato parlamentare, në vjeshtën e vitit 2013.

Sipas gazetës “Express”, në një mendje me Thaçin është edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi deklaroi pak ditë më parë se askush nuk ka pse të ngutet me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

“Ju mos u ngutni me i dhanë zor për zgjedhje, se s`dihet kur mbahen”, ka thënë Kryeministri Thaçi, në një takim partiak në Drenicë.

Ndërkohë zv/kryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme për çdo situatë. Megjithatë, Kuçi ka premtuar se Partia Demokratike do të respektojë marrëveshjen e arritur në shkurt të këtij viti mes Thaçit, Mustafës dhe Pacollit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›