Greqi, rikthehet trojka

Ekipi i Trojkës rikthehet këtë javë në Athinë, me qëllim që të vazhdojnë negociatat për disbursimin e këstit të gjashtë të kredisë, si dhe fillimin e implementimit të paketës së te kredisë, në bazë të vendimeve të samitit të 26 tetorit.
Ministri i financave, Evangelos Venizelos do të ketë një maratonë takimesh për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe promovimin e ligjit të ri tatimor. Objektiv i ministrisë së financave është që buxheti i ri të depozitohet në parlament, deri ditën e hënë të javës së ardhshme.
Sa i përket ligjit të ri tatimor, objektivi i qeverisë është që të jetë votuar deri në mars të vitit 2012. Në këtë projektligj do të parashikohen masa për zgjerimin e bazës tatimore, reduktime në lehtësimin nga taksat, thjeshtëzimin e regjimit të tatimit të bizneseve, ndërsa nuk përajshtohet edhe reduktim i koeficentëve tatimorë, me kusht që kjo masë të mos çojë në uljen e të ardhurave.