E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi:Rezoluta 1244, njeh integritetin territorial

Rezoluta 1244 e KS të KB-së njeh integritetin territorial të Kosovës, në përputhje me standardet europiane, prandaj e mbështet. Ky ishte vlerësimi i dhënë nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë intervistave dhënë gazetarëve serbë.

Ndër të tjera, Thaçi pohoi se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojë dhe se Prishtina është e angazhuar për këtë, sikurse marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është e mirë.

Tani pres që të zbatohen marrëveshjet e arritura. Ne kemi shfaqur gatishmërinë që të vazhdojmë dialogun dhe jemi të bindur se do të arrihet marrëveshja mbi përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›