E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet skena e koncertit të Xhovanotit

Një i vdekur dhe 12 të plagosur, ky është bilanci i një aksidenti skenik që ka ndodhur në Trieste të Italisë, gjatë përgatitjeve të fundit për koncertin e këngëtarit të njohur italian Xhovanoti, që do të zhvillohej sot në mbrëmje.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA në orën 14:00 është shembur skena e koncertit. Koncerti ishte parashikuar për sot në mbrëmje dhe në momentin e shembjes së skenës punëtorët po bënin riparimet e fundit. Disa prej tyre kanë mbetur të bllokuar nga tubat e hekurit, që ishin përdorur për të mbajtur skenën në këmbë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›