Thaçi:Serbia të bashkëpunojë me Kosovën si dy shtete fqinje
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar samitin e Dubrovnikut për t'i kërkuar Serbisë që të fillojë bashkëpunimin me Kosovën si dy shtete fqinje. Kjo gjë, sipas tij do të ndihmonte paqen dhe të ardhmen e të dy vendeve.
Thaçi gjithashtu thekson se do të dëshironte që edhe Serbia përfundimisht të pranonte realitetin e krijuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila është njohur nga 69 shtete.
Duke folur në samit, kreu i qeverisë së Kosovës, shfaqi bindjen se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmrinë e shpalljes së pavarësisë do të konfirmojë dhe qartësojë të drejtën legjitime të popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur, pas gjithë asaj çfarë i ka ndodhur. Kryeministri Thaçi tha se pas opinionit të Gjykatës, Kosovën e presin njohje të reja.