E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Srebrenicës, Obama: Të arrestohet Mlladiçi

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka bërë thirrje për dyfishimin e përpjekjeve për kapjen e Ratko Mlladiçit, i akuzuari kryesor për masakrën e Srebrenicës.

Në 15-vjetorin e kësaj masakre, Presidenti i SHBA-së Obama ka deklaruar se kjo masakër do të mbetet njollë në ndërgjegjen kolektive.

Ndërkohë në Srebrenicë, dhjetëra-mijëra persona kanë përkujtuar 15-vjetorin e masakrës më të rëndë në Evropë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›