E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thahen për ujë

Vera e nxehtë nuk ka shkrumbuar vetëm tokën, por edhe banorët e Vushtrrisë e të Skenderajt. Gjatë tërë këtyre javëve të nxehta, për ta është gjysmë festë kur uji shkon rrallë në rubinetet e tyre. Zyrtarët e të dy komunave kanë plane të ndryshme për zgjidhjen e problemit, kurse ata të ujësjellësit fajësojnë qytetarët. Nga Lirita Halili më 15 shtator 2011 në ora 08:33

Emine Imeri nga Vushtrria shpesh viziton fshatrat përreth Vushtrrisë. Ajo nuk e bën këtë pse dëshiron të shëtisë, por kërkon ujë për të larë rrobat e familjes së saj. E duke bërë këtë tash e sa javë, ajo ndihet e lodhur.

Si kjo qytetare e Vushtrrisë, për ujë të pijshëm vuajnë të gjithë në këtë qytet.

Kështu, Eminja pothuajse çdo ditë, përveçse kujdeset për fëmijët e saj, asaj i duhet që me një shportë në duar, brenda së cilës ndodhet grumbulli i rrobave të palara, të niset në ndonjë fshat të afërt, aty ku ka ujë. Qytetarët e Vushtrrisë kanë ujë vetëm 1 orë në çdo dy ditë.

Derisa po mbante bidonët në duar, Emine Imeri tregon për Express se shtëpia e saj është e mbushur me bidonë e shishe. “Shtëpinë e kemi të mbushur me bidonë. Secili nga familjarët qëndron si kujdestar duke pritë që të vijë uji e të mbushim rezerva”, rrëfen Eminja.

“Me 1 orë ujë nuk arrij as rroba të laj. Prandaj detyrohem që pothuajse çdo ditë t’i bart ato nëpër fshatra, aty ku ka ujë”, pohon kjo grua, derisa tregon lodhjen në mungesë të ujit të pijshëm. “Kam dëgjuar se është duke u ndërtuar një fabrikë. Krejt shpresën e kemi aty. Ndoshta vuajtjeve pa ujë do t’u vijë fundi”, thotë me shpresë Eminja.

Por, nuk është e vetmja Eminja e cila ka këso vuajtjesh për ujë. Fat të njëjtë kanë të gjithë banorët e Vushtrrisë, përveç atyre që kanë gjetur zgjidhjen për ta zëvendësuar ujin e liqenit të Gazivodës me atë të puseve.

Megjithëkëtë, nëse dëgjohen zyrtarët komunalë të Vushtrrisë, këtij problemi shpejt do t’i gjendet çarja. Të paktën kështu thotë Bajram Mulaku, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, komunë e cila ka 12 vjet që ka mungesë uji. Sipas Mulakut, fabrika e ujit, e cila ka filluar të ndërtohet vitin e kaluar në Vushtrri, do të jetë zgjidhja e problemit me të cilin po ballafaqohen banorët e qytetit që ai udhëheq. “Po shpresoj që vitin e ardhshëm të përfundojnë të gjitha ndërtimet e fabrikës, pasi punimet aty janë duke u kryer me intensitet të shpejtë”, sqaron Mulaku për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›