E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekin investuesin

Kompania gjermano-kosovare Wind-Power, erdhi për të prodhuar energji nga era, kurse tash po e shqyrton ikjen. Tre gjeneratorët e saj të vendosur në Kodrat e Goleshit ka kohë që kanë ndalur punën. Fillimisht ZRRE ia përgjysmoi tarifat e shitjes, e më pas KEK’u e shkyçi krejt nga rrjeti. Menaxheri i projektit Avni Hajrullahu rrëfen për Express përvojën e hidhur me institucionet. Nga Agon Sinanaj më 15 shtator 2011 në ora 08:32

Kur kompania gjermano-kosovare Wind-Power, prodhues i energjisë nga era, erdhi për të investuar në Kosovë, në përurim nuk mungonin asnjëri nga protagonistët e energjetikës kosovare. Madje, thureshin lavde se bëhej fjalë për njërin nga projektet më serioze të prodhimit të energjisë së pastër.

Nuk kaloi shumë kohë dhe gjeneratorët e kësaj kompanie, të vendosur në Kodrat e Goleshit, kanë ndalur punën. Krejt kjo si pasojë e një vendimi të Zyrës se Rregullatorit të Energjisë, me të cilin ia përgjysmoi tarifat e shitjes, që për menaxheret e kompanisë i bie të punohet me humbje. Investuesi, u ankua kundër vendimit dhe për më shumë se një vit nuk mori përgjigje nga ZRRE. Si pasojë, edhe Korporata Energjetike e Kosovës e shkyçi nga rrjeti deri në një marrëveshje për tarifat.

Por, s`ka qenë kjo pengesa e vetme.

Para kësaj, menaxheri i projektit, Avni Hajrullahu, rrëfen për Express përvojën e hidhur edhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratën Tatimore të Kosovës. Thotë se i është dashur kohë e gjatë që ta kompletojë një grumbull dokumentesh dhe shumë ditë pritjeje deri te regjistrimi i biznesit.

Për burokracinë nuk është befasi nëse shikohet renditja e Kosovës në raportet e Bankës Botërorë për ambientin e të berit biznes. Paraqitet si vend me procedura të tejzgjatura dhe burokraci.

“Pas të gjitha këtyre pengesave, investitori është duke e shqyrtuar seriozisht tërheqjen nga Kosova”, thotë menaxheri i projektit, Hajrullahu.

Sipas tij, situata për kompaninë u rëndua se tepërmi, kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi t’i përgjysmojë tarifat e shitjes së kësaj energjie.

Në fillim, marrëveshja për blerje të energjisë mes kompanisë dhe KEK-ut kishte tarifat nxitëse 84 euro/MWh për energjinë e prodhuar nga era.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›