“Tharja” e Tiranës, UKT: Uji u shpërdorua në verë

Gjoba deri në 100 mijë lekë të reja për të gjithë ata qytetarë të cilët shpërdorojnë pa kriter ujin e pijshëm .Drejtori i Ujsjellës Kanalizimeve të Tiiranës Sahit Dollapi deklaroi se ndërprerja e ujit të pijshëm në disa zona në kryeqytet kohët e fundit ka ardhur si rezultat i thatësirës dhe mungesës së reshjeve për një kohë të gjatë dhe shpërdorimit të ujit.
Sipas kreut të UKT -së për të parandaluar gjithë këtë do të merren masa të menjëhershme. “Faktori i dytë është shpërdorimi i ujit nga qytetarët e Tiranës, që shpërdorojnë ujin masivisht, qoftë nëpërmjet përdorimit të ujit për larjen e trotuareve. Do të merren masa ekstreme, për ato qytetarë që gjenden duke abuzuar me ujin”, u shpreh ai.
Uji i pijshëm që prej disa javësh ka pasur ndërprerje në shumë zona në kryeqytet ndërkohë që sipas meteorologëve parashikohet që thatësirat të vazhdojë edhe për disa kohë.