E Diel, 1 Nëntor 2026

Thatçer: Po të kthehesha pas, nuk do ti hyja politikës

E njohur si Zonja e Hekurt, e diskutuar si kryeministrja më e madhe e kohërave paqësore për Britaninë, Margaret Thatçer ka deklaruar se po të kthehej pas në kohë, ajo nuk do të hynte kurrë në Dhomën e Përfaqësuesve. Në një rrëfim shokues, ish-kryeministrja britanike i tha një deputeti konservator se si ajo kishte keqardhje për zgjedhjen mbi karrierën e saj për shkak të efektit që ajo kishte pasur në jetën e saj familjare. Në një takim me Lord Spajser në prill të vitit 1995, ajo ishte shprehur: Nëse do të kisha shansin të kthehesha pas, unë nuk do ti hyja politikës, për shkak të asaj që i bën ajo familjes. Ky rrëfim i saj fare i papritur, i gruas që ka vënë politikën dhe pasionin  saj për të ndryshuar vendin mbi gjithçka, u publikua dje në një artikull në Sunday Telegraph mbi ditarët e Lord Spajser. Ajo është mbështetur me besnikëri nga bashkëshorti i saj, Denis, gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në detyrë, deri në vdekjen e tij, në vitin 2003. Por djali i saj, Sër Mark, ka fituar një reputacion si playboy dhe një herë u zhduk për gjashtë ditë. Ai jeton në Spanjë dhe e viziton nënën e tij çdo katër deri në gjashtë javë. Motra e tij binjake, gazetarja Karol, sipas raportimeve, mund të kalojë muaj pa e takuar nënën e saj 86- vjeçare. Dy nipërit e ish kryeministres britanike jetojnë në Teksas me ish-gruan e Sër Mark, Dajan. Sipas Sunday Telegraph, ditarët e Spajsër deklarojnë gjithashtu se baronesha Thatçer ishte e zhgënjyer nga politika edhe më parë. Pasi u largua nga detyra si Kryeministre në nëntor 1990, ajo i kishte thënë lordit Spajser, në një takim në Dhomën Përfaqësuese, se e urrente kthimin në atë vend (sallën e deputetëve).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›