Pranga për kanibalizëm, vrau e hëngri shokun 41 vjeç

Foto Ilustruese
Në Rusi një person në një qytet të largët lindor të Vladivostokut është arrestuar nën dyshimin për kanibalizëm. Zyrtarët thanë se i dyshuarri 35 vjeçar, ka pranuar se e ka vrarë shokun e tij 41 vjeçar më 21 mars, dhe e ka ngrënë trupin e tij së bashku me një shok tjetër.
Zyrtarët thanë se mbetjet e personit të vrarë janë gjetur në frigoriferin e të dyshuarit më 24 mars. Hetuesit thonë se vrasja e dyshuar ka ndodhur pasi që të dyshuarit kishin pirë shumë alkool.
Kanibalizmi nuk paraqet shkelje të veçantë në kodin penal të Rusisë, prandaj i arrestuari akuzohet vetëm për vrasje. Ndërkaq, personi i dytë, për të cilin dyshohet se ka ngrënë pjesë të trupit të vdekur, do të akuzohet se nuk e ka raportuar krimin. Në vitet e fundit, policia ka zbuluar një numër rastesh të kanibalizmit në Rusi.