E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Thatësira në Evropë sjell rritje të çmimeve të mishit dhe të qumështit

Rritje të çmimeve të mishit, qumështit dhe produkteve të djathit priten në Evropë për shkak të thatësirës që po pushton fermat evropiane. Nxehtësia e verës po than kullotat dhe po zvogëlon të korrat që synojnë të ushqejnë tufat.

Në Britani , fermerët e bagëtive dhe deleve po përdorin stokun e tyre dimëror të foragjereve për të ushqyer kopetë e tyre. Në Francë fushat e misrit janë në gjendjen e tyre më të keqe, duke përkeqësuar mungesën e ardhshme të ushqimit të kafshëve. Në përgjithësi, moti ekstrem po shton vështirësitë me të cilat përballen tashmë fermerët në Bashkimin Evropian, i cili është eksportuesi më i madh i mishit të derrit dhe djathit.

Në të njëjtën kohë, blegtorët përballen me rritjen e kostove të drithit dhe energjisë, si dhe me mungesë të fuqisë punëtore dhe me shpërthime sëmundjesh. Tashmë efektet janë të dukshme pasi tufat janë zvogëluar dhe çmimet e mishit në qershor u rritën me rreth 12% krahasuar me vitin e kaluar.

“Ne kemi qenë në një situatë të ngjashme në vitet e tjera të thatësirës, ​​por tani për tani është vërtet e pabesueshme ajo që po ndodh”, tha Alexander Anton, sekretari i përgjithshëm i Unionit Evropian të Qumështit. “Prisni që kostoja e qumështit të rritet”, shtoi ai.

Franca është në mes të periudhës më të keqe të regjistruar në historinë e saj. Në mënyrë të ngjashme, Rumania, Italia dhe Gjermania vuajnë nga reshjet e ulëta dhe temperaturat shumë të larta që po thajnë lumenjtë, të cilët janë jetik për transportin dhe ujitjen.

Në Britaninë jugore, kullotat janë të thata dhe fermerët nuk mund të mbjellin kultura gjatë dimrit sepse farat nuk mbijnë./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›