E Diel, 1 Nëntor 2026

Thatësira rrit çmimet, në Europë e SHBA ushqimet 10% më shtrenjtë

Banka Botërore ka bërë të ditur se thatësirat në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Lindore kanë shkaktuar rritje për 10 për qind të çmimeve gjatë muajit korrik.

Banka thotë se dëmtimet dhe humbjet e kulturave të misrit dhe sojës janë arsye të rritjes së çmimeve ushqimore. Institucioni vë në pah se çmimi i orizit ka rënë për 4 për qind.

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Jong Kim, ka thënë se rritja e çmimeve të ushqimeve “është duke kërcënuar ashpër shëndetin dhe mirëqenien e miliona njerëzve”.

Banka Botërore thotë se vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës janë më të prekurat nga efektet e rritjes së çmimeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›