E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHZH rikonstrukton rrugen Kutalli-Gorican -Hinke

Nëpërmjet një investimi kompleks të Fondit Shqiptar të Zhvillimit banoret e komunave Kutalli dhe Poshnje në rrethin e Beratit tashmë lidhen ndërmjet tyre me rrugë të asfaltuar të parametrave bashkëkohore. Segmenti rrugor Kutalli-Gorican-Hinke 8.2 kilometra i gjatë dhe me një gjerësi asfalti prej 5.75 metra jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen e 15 mijë banorëve të komunave përreth, por do të shërbejë edhe si një unazë lidhëze me rrugët nacionale Berat - Lushnje dhe Berat-Fier. Drejtori i fondit Benet Beci tha se kjo rrugë do të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit.

Banorët e zonës pohojnë se prej shumë vitesh ata kanë qenë pothuajse si të izoluar në këtë zonë, pasi kushtet e rrugës kanë qenë shumë të këqija .

Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve. Në Qarkun e Beratit në këto dy vitet e fundit Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka financuar për rikonstruktimin e 85 km rruge. Investimi kompleks në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rurale ka rikonstruktuar me të gjithë elementët modernë të infrastukturës këto rrugë: Ura e Goricës - Mbreshtan,Mbreshtan - Sinjë ,Kutalli - Samaticë - Goriçan ,Kutalli - Goriçan - Hinkë ,Rruga nacionale - Lapardha. Në zbatim janë segmentet Virjon (Ullinjas) - Qereshnik dhe Kozare - Kuçovë. Ndërsa priten të fillojnë në muajin shtator rrugët si Duhanas - Roshnik dhe Çorovodë - Hambull segment ky i cili i jep akses kanionit të Osumit .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›