E Diel, 1 Nëntor 2026

Draghi BQE nuk eshte institucion politik

Në një kohë kur BQE është vënë në mesin e debateve mes institucioneve dhe eksponentëve të ndryshëm politikë në Europë, presidenti i saj Mario Draghi ka reaguar duke sqaruar se BQE nuk është një institucion politik. Instituti i Frankfurtit është i angazhuar në përgjegjësitë e tij si institucion i BE. BQE ka thënë Draghi, në një intervistë për mediat gjermane, ndonjëherë mund t’i duhet të ndërhyje me masa emergjente dhe mund të shkojë përtej mandatit, përtej instrumentëve standarde të politikës monetare. Në këtë konteks ka shtuar guvernatori, BQE nuk humbet asnjë herë misionin e saj kryesor për të garantuar stabilitetin e cmimeve dhe për të pasur një monedhë të fortë dhe të qëndrueshme. Megjithatë vijon Draghi duhet të kuptojmë se realizimi i mandatit të saj në raste të jashtëzakonshme na detyron të përdorim mjete të tjera. Kur tregjet janë të fragmentarizuar apo të influencuar ka frikëra të paarsyeshme, sinjalet e politikës monetare nuk arrijnë tek qytetarët në mënyrë të njëtrajtshme në zonën euro. Sipas Draghit duhet të ndërhyhet për të shmangur këto lloj problemesh dhe kjo bën pjesë në përgjegjësinë e BQ të të gjithë Eurozonës. Kriza ka zbuluar probleme dhe vështirësi për të pasur një monedhë unike me politika fiskale, ekonomike dhe financiare të keq koordinuara. Politikat fiskale të vendeve të monedhës euro e bëjnë të nevojshëm një kontroll të vërtetë mbi buxhetet kombëtare dhe pasojat e politikave fiskale të gabuara në një banshkim monetar janë shumë të rënda sepse këto u besohen vetëm secilit vend. Reagimi i presidentit të Eurotoëer u përgjigjen kritikave të politikbërësve gjermanë të cilët gjatë kësaj periudhe janë përqëndruar në hapat e mëtejshëm të Frankfurtit për të mos ndërhyrë në blerjen e bonove sovrane të vendeve në vështirësi të Eurozonës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›