E Diel, 1 Nëntor 2026

The Economist: Duke u bazuar në një raport të BERZH-it, Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë për 2009

Më poshtë jepet edhe teksti i plotë i revistës, i cili bazohet në statistikat konservatore e me rezerva që ka lëshuar BERZH në një raport të vetin të posaçëm


Edhe pse në kulmin e boom-it të vitit 2006 të vendeve ish komuniste, pothuajse gjysma e qytetarëve të tyre jetonin më keq se në vitin 1989. Sidoqoftë verdikti mbi 17 vitet e liberalizimit, privatizimit dhe stabilizimit u zbut nga një tjetër gjetje. Shumica e të anketuarëve nga Banka Botërore dhe EBRD u shprehën optimist për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shqetësimi është se kriza ekonomike globale ka dëmtuar besimin në të ardhmen dhe ka intensifikuar zymtësinë për të tashmen. Rritja e shpejtë ka lehtësuar pakënaqësit ndaj politikanëve të korruptuar dhe burokratëve. Të paktën ajo ofroi një mudnësi për një sistem më të mirë shëndetësor dhe arsimi, të cilët janë shumë mbrapa standarteve perëndimore. Por, rënia mesatare në PDD këtë vit është një 6.2 % i madh; përtëritja pritet të jetë e ngadalëshme. Kështu europianët lindorë përballen me taksa më të larta, borxhe më të mëdhenj, më pak shpenzime publike, paga më të ulëta dhe më pak vende pune. Ata nuk kanë të njëjtët amortizues si në përëndim – që në sytë e shumicës, është edhe vendi ku filloi kriza. Kjo mund të jetë një përzierje toksike, por deri tani pasojat kanë qënë të kufizuara. Mbështetja nga Bashkimi Europian, IMF dhe huadhënës të tjerë, pas hezitimit fillestar, ka qënë në e një mase, qëllim dhe shpejtësi të paprecedent. Dhjetëra bilionë dollarë të të jashtëmve mënjanuan një katastrofe. Deri tani, asnjë monedhë nuk ka kolapsuar; bankat nuk kanë falimentuar, ose janë ndarë nga pronarët e huaj. Politikanët që predikojnë mbrojtjen, kontrollin e shtetit dhe sharlatizma të tjera kanë mbetur mënjanë. Për ata vende pjesë, apo afër EU, rritja ka ardhur nga eksportet e të mirave dhe shërbimeve dhe flukëse të mëdha hyrëse të kapitalit. Efekti neto ishtë pozitiv, por disavantazhet tashmë janë të dukshme: varësi e madhe në një industri të vetme dhe në kërkesën e Europës perëndimore. Flukset hyrëse të kapitalit të huaj mund të kenë qënë shumë të mëdhenj dhe shumë të shpejtë, duke cuar një rritje të madhe të konsumit dhe ndërtimeve, e shtyrë kjo nga huadhënie të nxituara firmave dhe individëve, shpesh në monedha të huaja. Flukset hyrëse te parasë nga jashtë kanë rënë në mënyrë dramatike, dhe në disa raste janë kthyer mbrapsh. Volumi i huave të sindikatave për rajonin, për shembull, kanë rënë në një të gjastën e nivelit para krizës. Rifillimi i këtyre flukseve të kapitalit është një prioriteti të lartë me rregulla më të matura për tregun e kredive. Mbështetja e jashtme ka nisur një rreth vicioz të rënies së normave të shkëmbimit, besim të ulët të investitorëve dhe falimentimit të bankave. Por shumë shtete përballen me një tjetër pasojë: vite rritje të ulët të shkaktuar nga norma shkëmbimi jokonkurruese dhe produktivitet i ngadaltë. Ekonomitë e vendeve ish komuniste mund të jenë tkurrur, por akoma përbëjnë një aset të madh. Disa shpresojnë të gjejnë mundësi të reja, të bazuara në kreativitet dhe fuqinë intelektuale. Por ata gjithashtu duhet t’i bëjnë vendet e tyre të punojnë më mirë. Sipas EBRD dallohen katër fusha. Një është përmirësimi i sistemit të drejtësisë. Një sistem i ngadaltë dhe i paparashikueshëm ligjor largon investitorët e huaj, që shqetësohen për kontratat dhe të drejtat e pronësisë. Së dyti është një regullim më i mirë. Pavërësisht përmirësimeve nga anëtarësimi në BE, bizneset lufojnë akoma me burokracinë. Së treti është një sistem social më i sigurtë. Ndjenja që jeta është e padrejtë dhe e pasigurt thekson ndarjen që ekziston midis fituesëve dhe humbesve dhe rrezikon crregullime politike. E katërta është konkurrenca. Barierat joformale dhe rrjetet e vjetra komuniste nuk lënë aksesimin e ekonominsë nga të huajtë, që ka një kosta shumë të madhe për eficencën. Bërja e insitutiocneve shtetërore të punojnë më mirë është më e thjeshtë për t’u diskutuar sesa për tu arritur. Ka qënë e qartë prej kohësh që faktorë të paprekshëm kanë të bëjënë më kulturën kombëtare dhe nivelet e besueshmërisë sociale luajnë një rol më të madh se rregullat në ekonomitë ish komuniste. EBRD thekson “vlerat, sjelljet dhe praktikat” në përcaktimin e asaj që përbenë “sjellje të pranueshme brënda firmës ose nga nënpunësit e qeverisë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›