Gadafi, hetime për krimet

Lideri libian Moamar Gadafi, disa nga djemtë e tij, dhe disa nga këshilltarët më të afërt, do të hetohen lidhur me krime kundër njerëzimit. Lajmin e ka bërë të ditur Prokurori i Gjykatës Ndërkombatare të Krimeve Luis Moreno Ocampo.
" Dua që të qartësoj dicka" ka thënë në një intervistë për CNN Moreno Ocampo " nëse trupat e tyre vazhdojnë të vrasin, të gjithë ata do jenë përgjegjës për krimet. Është hera e parë, që Gjykata ngre këto akuza dhe fillon një hetim ndërkohë që ngjarjet janë ende në vazhdim.
Kjo përfshin akuzat, për forcat e sigurisë të cilat kanë qëlluar mbi protestuesit e paarmatosur, zhvendosje e detyruar si bombardime të paligjshme nga ajri ndaj civilëve.
Sipas prokuroit, hetuesit do të fokusohen tek akuzat më serioze që nga 15 shkurti, që pas nisjes së protestave kundër Gadafit.
Prokuroira ka hartuar gjithashtu edhe një hartë ku tregohen zonët ku janë kryer krimet kundër njerëzimit, si të shtënat, apo bombardimet.
Megjithatë, Moreno Ocampo, ka deklararuar se Prokurori do të vazhdojë të mbledhë fakte.
Përveçse djemve të Gadafit të cilët kanë pushtet “de facto” në vend, figura të tjera që do të hetohen janë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Kreu i Shërbimeve Inteligjente dhe të Sigurisë, Kreu i Sigurisë Personale të Gadafit dhe Kreu i Sigurisë së Sashtme të Libisë.