The Economist: Krizaka paralizuar Shqipërinë
TIRANE- Revista e njohur prestigjioze “The Economist” i ka kushtuar nje artikull të vecantë situatës politike në Shqipëri. Nën titullin “Kriza ka paralizuar Shqipërinë”, The Economist nis me një krahasim pa fshehur alegorinë. Shqiptarët që dikur vallëzuan në mënyrë sfiduese në gojën e ujkut dmth “imperializimit” tashmë po vallëzojne në gojën e krokodilit, një restorant të njohur të Starsburgut, për të zgjidhur konfliktet mes dy partive të mëdha.
“The Economist” thotë se Shqipëria vazhdon të jetë e paralizuar që nga qershori i vitit të kaluar, ku pas zgjedhjeve opozita pretendon se rezultati i votimit është manipuluar.
Shkrimi analizon gjithë aksionin politik të opozitës, që nga protestat në të gjithë vendin dhe në Tiranë, deri në grevën e urisë. Berisha pretendon se nuk ka manipulim të procesit, por “The Economist” i referohet rastit të Ruzhdijes, ku hetimi vetëm në një qendër tregoi se shuma vota ishin hedhur nga njerëz që nuk ishin fare në Shqipëri ditën e votimit, apo nga votues që nuk kanë patur asnjë dokument identifikimi.
Shkrimi i rikthehet sërish takimit te Krokodili dhe përpjekjeve të europianëve për të normalizuar situatën politike në vend. Madje sipas “The Economist”, europianët u detyruan të bëheshin dhe pak brutalë kur vunë kushte të qarta për politikanët shqiptarë.
Shqipëria ka aplikuar për statusin e vendit kandidat, por për BE-në kusht i fortë është funksionimi i një demokracie normale. Nëse Rama dhe Berisha, shkruan The Economist, nuk zgjidhin krizën, atëherë europarlamentarët do të rekomandojnë pezullimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.
Madje sipas revistës, kjo grindje e gjatë politike mund të pengojë edhe liberalizimin e vizave për shqiptarët brenda zonës Shengen.
Shkrimi në “The Economist“ analizon dhe situatën ekonomike në vend. Sipas saj, Shqipëria është i vetmi vend që në letër nuk po sheh si po tkurret ekonomia. Remitancat e emigrantëve kanë rënë ndërsa mjaft emigrantë nga Greqia janë kthyer.
(e.n/news24/BalkanWeb)