PE draft për krizën:Nëse nuk pranohet"ngrijnë" vizat
BRUKSEL- Dy grupet kryesore në Parlamentin Europian, PPE dhe Socialdemokratët, kanë rënë dakord për një draft zgjidhje, të cilën do t’ja propozojnë Tiranës zyrtare për të nxjerrë vendin nga ngërci politik.
Takimi ka qenë i fshehtë jo vetëm për mediat, por edhe për eurodeputetë të ndryshëm ndërsa në mbledhje PPE dhe Socialdemokratët europianë janë përfaqësuar nga kryetarët dhe nënkryetarët respektivë. Mësohet se i pranishëm gjatë bisedimeve mbi Shqipërinë ka qenë edhe kreu i delegacionit për Ballkanin, Kukan.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Victor Boshtinaru, u shpreh se “Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë dy grupet politike europiane do ta firmosin atë me dy liderët, kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama. Por nëse këta dy liderë do të hedhin poshtë propozimin e Parlamentit Europian, nëse unë jam informuar mirë dhe besoj që e di mirë këtë situatë, të dy grupet politike europiane vendosin të ngrijnë të gjitha çështjet me Shqipërinë, përfshi dhe atë për regjimin e lirë të vizave”.
Ndërkaq zyrtari i Parlamentit Europian nënvizoi se të dy liderët në Tiranë janë plotësisht në dijeni të përmbajtjes, ndërsa shtoi se ky draft është mjaftueshëm fleksibël për t'u pranuar nga të dyja palët.
Sipas eurodeputetit Boshtinaru, nuk ka pse të përsëritet një darkë e dytë e nivelit "CROCODIL". Por shtoi se “nëse drafti pranohet, ai do të firmoset shpejt edhe nga përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe Komisionit gjithashtu”.
(BalkanWeb)