E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër e dyshimtë për Barack Obama-n, mendohet për helm vdekjeprurës

obamaSHBA- Një letër e dyshimtë ka mbërritur në postën e Shtëpisë së Bardhë ku dyshohet se përmban një substancë helmi vdekjeprurës.

Shërbimi Sekret i SHBA-ve ka njoftuar se letra drejtuar Presidentit Barack Obama, mbërriti më 16 prill, të njëjtën ditë kur një letër e destinuara për një senator amerikan ishte përgjigjur pozitivisht testit për përmbajtje të toksinës letale Ricin.

Kjo letër kishte qenë e destinuara për Roger Wicker, një senator republikan që përfaqëson Misisipin.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret, i cili mbron edhe presidentin e SHBA dhe familjen e tij, tha se kishte nisur bashkëpunimi me Policinë e Kapitol të SHBA-ve dhe Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për të gjetur origjinën e letrës.

Ricin, nxjerrë nga fasule ricini, është 1,000 herë më shumë toksike se cyanid. Ajo mund të jetë fatale kur thithet, gëlltitet ose injektohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›