Besa Llugiqi në “Turandot”

Kosova ende nuk ka një teatër operës dhe baletit, megjithëse “prodhon” këngëtarë lirikë, të cilët të vetmen skenë ku mund të interpretojnë e kanë Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Për operën “Turandot”, Zhani Ciko ka përzgjedhur një soprano nga Kosova.
Sopranoja Besa Llugiqi debutoi të mërkurën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), në operën “Turandot”. Ishte kjo hera e parë që Llugiqi ngjitet në një skenë shqiptare.
Zhani Ciko i tha revistës Mapo se TKOB’i është një shans për të gjithë këngëtarët lirike shqiptarë, qofshin ata nga Shqipëria apo nga Kosova. Ciko kishte dëgjuar për talentin e sopranos Llugiqi, andaj edhe e kishte ftuar në audicionet për operënn “Turandot”, ku ajo doli fituese për të interpretuar rolin e Luis, në këtë operë të Giacomo Pucinit.
Gjykuar sipas reagimeve të para, pas përfundimit të operës, Llugiqi e vërtetoi vlerësimin e bërë.