fare smund te mesoje Maqedonia nga Shqiperia

Por mbi te gjitha ne Shqiperi ka nje qeveri te suksesshme qe i solli vendit rritje ekonomike ne kushtet e krizes globale i solli NATO-n ndertoi nje infrastrukture moderne rrugore dhe ndikoi qe Shqiperia te jete me afer rajonit nderkohe qe ne Shkup kemi nje qeveri e cila po e mban vendin peng te paaftesive te veta duke deshmuar mungese te theksuar sensi per proceset eurointegruese per tejkalimin e kontestit me Greqine8230
Nga Emin Azemi
Pamjet e dhunshme nga sheshi Deshmoret e kombit ne Tirane qe u perhapen me shpejtesi edhe jashte Shqiperise kane mjaftuar per te thurrur lloj lloj parashikimesh per mundesine e reflektimit te ketyre pamjeve ne rrethanat e ketushme. Krahasimet jane gjithmone te dobishme kur ne to gjenden pika referuese qe sqarojne me mire situata e momente te ndryshme ne vende e rrethana te ndryshme. Por ajo cka i ben te gabueshme analizat komparative eshte lehtesia per te sjelle ne vemendjen e opinionit publik modele te gatshme dhe te gatuara qe jo gjithmone mund te asocojne ne rrethanat e brendshme.
Fillimisht te aludosh se ngjarjet ne Shqiperi ishin njefare skenari apo njefare kumti i keq per krejt rajonin nuk na duket se i shkon natyres se analizes se mirefillte. Sepse ata qe bejne aludime te tilla pa dashje futen ne teorite e konspiracionit dhe ne kete menyre sikur u bejne nje sherbim pa pagese atyre koniukturave politike vendore te cilat mezi presin qe dikush nga jashte ti largoje ata nga pushteti. Me fjale te tjera sipas aluduesve te tille qeverine aktuale ne Shkup nuk mund ta largoje kurrfare pakenaqesie e brendshme poqese ajo nuk qenka e motivuar nga pamjet qe vijne nga jashte.
Kuptohet qe impakti mediatik i pamjeve te dhunshme qe transmetohen ne televizor luan nje rol bukur te madh ne formimin e opinionit publik mirepo ato nuk mund te merren si modele te gatshme per te derguar nje porosi prej se ciles kerkojme ndonje fitbek spektakular.
Situata sociale ekonomike politike nderetnike ne Maqedoni eshte edhe ashtu problematike dhe asaj nuk i nevojitej kurrfare injektimi mediatik nga jashte per te qene serioze. Por edhe sikur te merrej si pike referuese situata e fundit ne Shqiperi ajo assesi nuk duhet shikuar si nje shirit i prere ne kroniken e gjate te trazirave urbane ne Paris Athine Madrid Stamboll e gjetiu.
Pamje edhe me te dhunshme kemi pare neper keto metropole mirepo te gjitha ato e kishin etiologjine e vet te ndodhise. Prejardhjen e dhunes sociologet e veshtrojne nga kende te ndryshme mirepo te gjithe pajtohen se humbja e drejtpeshimeve sociale politike e ekonomike ne nje vend mund te gjeneroje pakenaqesi e cila mjafton te del nga kontrolli.
Ne Shqiperi ka disa muaj qe atmosfera politike eshte e elektrizuar fale nje ngerci e cila nuk po mund te zgjidhet qe nga zgjedhjet e fundit parlamentare te mbajtura me 28 qershor 2009. Te krahasosh aksionin politik te opozites se Shqiperise me aksionin politik te opozites se ketushme eshte nje matuferi e kulluar. Atje opozita ka nje platforme axhende dhe nje komunikim intensiv me bazen e vet nderkohe qe ketu ne Maqedoni opozita funksionon si nje repart klinik per te sheruar depresionet momentale te shoqerise. Ne Shqiperi ka lidership te mirefillte opozitar kurse ketu ne Maqedoni ka nje lidership te lodhur e te plakur te cakorduar e te paharmozuar per nga idete dhe veprimet. Por mbi te gjitha ne Shqiperi ka nje qeveri te suksesshme qe i solli vendit rritje ekonomike ne kushtet e krizes globale i solli NATO-n ndertoi nje infrastrukture moderne rrugore dhe ndikoi qe Shqiperia te jete me afer rajonit nderkohe qe ne Shkup kemi nje qeveri e cila po e mban vendin peng te paaftesive te veta duke deshmuar mungese te theksuar sensi per proceset eurointegruese per tejkalimin e kontestit me Greqine si dhe nje qeveri qe erdhi me shume premtime per bum ekonomik dhe po shkon duke i dhuruar vendit nje varferi dhe papunesi te skajshme nje qeveri qe derdh shuma marramendese parash per sherimin e komplekseve antike ne forme luajsh e figurash te ndryshme anakronike.
Shikuar nga shume aspekte te pakta jane ato piketakime qe na japin te drejte per te sjelle paralelizma ne mes te situates ne Shqiperi dhe asaj ne Maqedoni perpos nese jemi ithtar te importimit te modeleve te gatshme te cilat edhe si te tilla mund te sherbejne si impiante artificiale qe nuk i sjellin trupit ndonje vitalitet te pritur.
Autori eshte kryeredaktor i gazetes Fakti ne Maqedoni