Thellohet skandali KE miraton raportin e Martit

Dik Marti
Ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes sapo u miratua raporti i zviceranit Dik Marti.
Raporti akuzon kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci dhe disa prej ish-drejtuesve te UK-se per perfshirje ne krimin e organizuar perfshire trafikun e organeve.
I vetmi ndryshim qe pesoi raporti pas debatit te sotem ishte titulli te cilit i eshte shtuar fjala hetim mbi trafikimin.
Ne kete menyre thellohet rendimi i shqiptareve duke i detyruar te vazhdojne te mbajne nje barre qe nuk e meritojme per me teper kur shqiptaret e Kosoves ende nuk i kane larguar pasojat e frikshme te okupatorit serv.
Ne punimet e sotme te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes eshte vene per diskutim raporti i raportuesit te posacem te ketij mekanizmi Dik Marti per sic eshte thene trafikim te paligjshem organesh nga nje grup i Ushtrise lirimtare te Kosoves.
Duke rikujtuar fillimisht rrethanat qe kane nxitur kete raport e qe kishin te benin me pohimet e ish-kryeprokurores se Tribunalit Nderkombetar te Hages Karla del Ponte zoti Marti ne paraqitjen e tij tha se raporti nuk ka te beje fare me statusin politik te Kosoves nuk ka te beje me raportet midis Kosoves dhe Serbise dhe ne asnje menyre nuk eshte kunder popullit kosovar dhe atij shqiptar.
Raporti sipas tij ka te beje me shkeljet e te drejtave te njeriut.
Kur u publikua ky raport e kam nenvizuar se duhet te lexohet me kujdes dhe fjalet duhen kuptuar ashtu sic jane shkruar dhe pa nenkuptime te tjera ka thene zoti Marti duke vleresuar se bazuar ne raportimet e mediave dhe reagimeve te politikaneve ky rekomandim i tij eshte injoruar.
shte e vertete se ne raportin tim do te mund ti shmangia emrat por pastaj do te beja nje vleresim te pergjithshem dhe i gjithe kombi do te mund te fyhej tha zoti Marti por sipas tij e verteta dhe sinqeriteti intelektual respekti per popullin kosovar dhe familjet e viktimave kerkojne nga ne qe gjerave tu themi me emer.
Keta emra jane emra qe jane cituar per shume vite ne dokumentet qe jane hartuar nga forcat policore nga sherbimet sekrete te disa vendeve per te mos permendur edhe artikujt e gazetave qe jane shkruar nga gazetare shume te respektuar ka thene zoti Marti.
Ai ka pohuar se per permbajtjen e raportit ka deshmitare.
Po kemi gjetur deshmitare po ata jane deshmitare kredibile ata na e kane mundesuar te jemi te sakte dhe pikerisht kjo frikeson qarqe te caktuara ka thene Marti duke mohuar se keta deshmitare kane ndonje lidhje me serbet apo me ruset dhe jane njerez qe e duan vendin e tyre Kosoven.
Sipas tij deshmitaret jane shume te frikesuar dhe nuk i besojne drejtesise vendore apo asaj nderkombetare dhe ne kete rrafsh zoti Marti i kushtoi nje vemendje te posacme programit per mbrojtjen e deshmitareve ne Kosove ceshtje kjo e cila do te diskutohet ne punimet e se merkures ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes.
Rezoluta dhe raporti qe bejne thirrje per hetime jane akte te drejtesise dhe respekt per ata burra dhe gra qe jetojne ne kete vend te vogel i cili tashme ka vuajtur kaq shume tha ne fund zoti Marti duke porositur se drejtesia nuk mund te vihet ne vend pa te verteten.
Pohimet ne kete raport jane kundershtuar ashper nga Prishtina zyrtare e vecanerisht nga kryeministri ne largim i Kosoves Hashim Thaci emri i te cilit eshte permendur ne te duke e nderlidhur me akuzat per trafikim organesh kontrabandim armesh dhe narkotikesh. /rfe/