Sapo kam zbuluar se Titaniku ishte i vërtetë
Share
Ndërkohë që bota po përkujtonte 100 vjetorin e mbytjes së Titanikut, me mijëra njerëz kanë vërshuar në internet duke diskutuar në lidhje me këtë ngjarje historike. Por siç raporton Daily Mail, shumë prej tyre kanë rrëfyer se ata nuk e dinin se Titaniku ishte i vërtetë.
Qindra e qindra njerëz postonin në Twitter të habitur se si Titaniku paska ekzistuar vërtet, kur ata e dinin thjesht film.
Ka shumë komentues që janë të habitur me injorancën e këtyre njerëzve, por kështu është e vërteta. Madje njëri që zbuloi se Titaniku ishte i vërtetë, u angazhua për të mos hipur kurrë në një anije.

