E Diel, 1 Nëntor 2026

The Sun: Ndriçim Sadushi u arrestua vetëm pasi dhunoi gruan

Share

Gazeta e njohur britanike The Sun, teksa raporton për arrestimin e një prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri, Ndriçim Sadushi, thotë se ai u ndalua në Londër vetëm pasi dhunoi gruan me të cilën jetonte.

Sadushi jetonte prej më shumë se një dekadë në Britani, por nuk ishte mundur që të zbulohej, për shkak se përdorte identitet tjetër. Është dashur dhuna ndaj gruas, që policia britanike të zbulojë se kush është vërtetë ai. Për këtë, britanikëve u kanë ardhur në ndihmë shenjat e gishtërinjve që u ka dërguar policia italiane për të dhe i kanë krahësuar ato, duke arritur në përfundimin se ai ishte Ndriçim Sadushi .

Sadushi, i njohur si një prej anëtarëve të bandës së frikshme të Tan Kateshit, është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri, për tre vrasje të kryera në vitin 1997.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›