Fatmir Kajolli del nga burgu, vetëm arrest shtëpie!!!
Share
Gjykata e Fierit ka lënë me “arrest shtëpie” Fatmir Kajollin, i kërkuar nga drejtësia italiane për dy dënime që shkojnë afërsisht 40 vjet burg. Kajolli, një njeri i afërt me pushtetin, i zgjedhur i Partisë Republikane, mik i afërt me ministrat Mediu, Olldashi dhe Alibej, u la në “arrest shtëpie” .
Vendimi suprizë mund të acarojë drejtësinë italiane, ndërkohë që nuk është e sigurt nëse qëndrimi në shtëpi përbën masë sigurie.
Disa kohë më parë gjyqtari Gjin Gjoni la në Tiranë në “arrest shtëpie” një trafikant droge nga Turqia në një adresë të pacaktuar, i cili u zhduk për disa orë nga Shqipëria. Gjyqtari vazhdon akoma punë.