E Diel, 1 Nëntor 2026

Visha sulmon kryeprokuroren Rama pas i nxiu biografinë: Nuk ka kurajo të përballet me mua

Share

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, Ardian Visha, kandidati socialist për në KLD, ka sulmuar ashpër kryeprokuroren Rama, pas raportit të kësaj të fundit, për kohën kur ai ishte prokuror. Visha ka thënë se Ina Rama nuk ka kurajo të përballet me të.

Imoralitet i pretenduar nga Ina Rama, nuk duhet të nëpërkëmbë vartësit e saj. Ina Rama nuk ka kurajo të përballet me mua, si mund të përballet me krimin ka theksuar Visha.

Gjithashtu më tej Visha ka kërkuar votat e deputetëve të të dyja palëve në komisionin e ligjeve. Më mirë të humb me votat tuaja të përbashkëta, se të fitoj me votat e njërës palë politike ka theksuar Visha.

Në informacionin dërguar Kuvendit për Ardian Vishën, kryeprokurorja Ina Rama thekson se ndonëse Visha nuk ka asnjë procedim disiplinor, ai karakterizohet nga mungesa e etikës zyrtare në komunikimin e tij institucional. Në dosjen e Vishës figuron dhe mosparaqitja në detyrë për më shumë se katër muaj si prokuror në Prokurorinë e Apelit në Gjirokastër. Një pjesë të periudhës ku Visha nuk është paraqitur në detyrë e ka justifikuar me raportin mjekësor, ndërsa dy muaj të tjerë ka munguar pa arsye.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›