E Diel, 1 Nëntor 2026

"The Sun" në Irlandë ndalon ‘Faqen 3’, jo më topless

LONDER-Sesioni irlandez i gazetës “The Sun”, pjesë e kompanisë “Nees Corp” të Ruport Murdoch, ka vendosur të mos publikojë më femra me gjoks jashtë apo siç kanë qenë të njohura më shumë si femrat “topless” të 'Faqes 3'.

Lajmi është konfirmuar nga redaktorët e gazetës ditën e enjte.

“The Sun”, është gazeta më e shitur në Britani, ka publikuar rregullisht fotografi të mëdha të modeleve me gjoks të zhveshur në faqën tre që prej vitit 1970.

Pronari i gazetës, Murdoch ka lënë të kuptojë më herët se ndoshta ka ardhur koha për ndryshim.

Këtë javë, edicioni irlandez në 'Faqen 3' ka publikuar fotografi të ish-Mis Botës, Rosanna Davison dhe modeles holandeze, Sylvie vand der Vaart në rroba banjoje për dallim prej fotografive të zakonshme që janë botuar në atë faqe.

“'Faqja 3' është jashtëzakonisht e pëlqyer në gazetën ‘The Sun” në Britani” ka thënë redaktori, Paul Clarkson.

“Tek‘The Sun’ të Irlandës ne përpiqemi që të ndajmë kualitetet që e bëjnë gazetën të mrekullueshme në formë të shtypur dhe në atë digjitale, por ne gjithashtu përpiqemi që të kujdesemi për nevojat e lexuesve tanë dhe reflektojmë diferencat kulturore në Irlandë”, ka vazhduar më tej Clarkson.

Kundër ‘Faqes 3’ ka pasur gjithmonë fushata kundër, duke e quajtur këtë faqe si degraduese për figurën e gruas dhe femrës në përgjithësi.

“The Irish Times” ka raportuar se edicioni irlandez i “The Sun” ka telefonuar njerëzit për të kuptuar qëndrimin e lexuesve rreth vendimit për të mos botuar më femra me gjinjë të zhveshur, por vetëm një lexues ka kërkuar rikthimin e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›