“The Telegraph”: Koha për të investuar në Shqipëri, perlën e harruar të Evropës
“Investitorët “të hidhen në sulm” në Shqipëri”. Kështu shkruan në një artikull të saj, prestigjiozja britanike “The Telegraph” duke u bërë jehonë potencialeve ekonomike dhe turistike të Shqipërisë, që po dalin në sipërfaqe nga zhvillimi galopant që po pëson shteti që dikur ishte vendi i dytë më i varfër në botë
Shqipëria, dikur një vend moçalor i paarritshëm, sot është më i hapur se kurrë për biznes, shkruan në një artikull të saj prestigjiozja britanike “The Telegraph”, duke vlerësuar potencialet ekonomike të Shqipërisë dhe lehtësirave të krijuara në vendin tonë për investitorët e huaj.
Nga Saranda në jug dhe Shkodra në veri, Shqipëria po bënë hapa të mëdhenj. Vizitoni Gjirit të Lalzit, dhe do të bëheni dëshmitar të zhvillimit turistik të kësaj zone bregdetare me komplekse apartamentesh, të zbukurua nga miljet detare dhe të rërës. Këtu qëndron apeli i Shqipërisë për të joshur investitorët e huaj. Brenda pak viteve, bregdeti i Lalzit do të pësojë një metamorfozë moderne. Do të ketë rreth 500 pasuri të paluajtshme, hotele tetëkatëshe, qendra shëndetësore dhe pemë palme të importuara nga Malajzia. Jo keq, duke pasur parasysh se 15 vjet më parë, nuk mund të imagjinohej ndonjë e ardhme për Shqipërinë.
E sunduar që nga Lufta e Dytë Botërore nga komunistët, Shqipëria më pas u zhyt në kaos si pasojë e skemave piramidale ku gjysma e popullsisë derdhi kursimit e tyre në to. Në 1997, Shqipëria nuk kontrollohej nga qeveria, por nga bandat e armatosura.
Që atëherë, shumë ka ndryshuar. Vizitoni kryeqytetin, Tiranën, dhe ju do të përballeni me një bukurinë shokuese të një qyteti me bulevarde të gjera. Ajo që e bën më tërheqës është lidhja e saj me bregdetin nëpërmjet një autostrade moderne dhe të shpejtë. Ndërkohë që ju po lexoni këtë artikull, 5 km e fundit janë duke u asfaltuar.
Është e lehtë për të vizituar Shqipërinë. “British Airways” fluturon në Tiranë pesë herë në javë. Ju mund të bleni një apartament me pamje nga deti për aq pak sa £ 30.000, ndërsa një birrë mezi koston 1 £ dhe një shishe verë në një restorant është vetëm £ 4.
Mbi të gjitha, Shqipëria ka një klimë të këndshme me diell. Numri i turistëve që e kanë vizituar është rritur si me progresion gjeometrik, që nga viti 2005. Vitin e kaluar e vizituan 4 milionë e njëqindmijë turistë kundër shifrës së vogël të vitit 2004 prej 300.000 mijë vizitorësh.
Megjithatë, ekzistojnë disa probleme me korrupsionin dhe çështjet e pronësisë.
Por kryeministri i vendit, z. Sali Berisha, është i përgatitur për të ofruar garanci. "Kur njerëzit britanikë vijnë në Shqipëri për të blerë pronë, paratë e tyre janë të sigurta", thotë ai. "Nëse ata blejnë një tokë bazuar në dokumente shtetërore zyrtare, asnjë pretendim mbi këtë tokë nuk do të pranohet. Unë jap garanci të plota për këtë”.
Fjalë të forta, të cilat tregojnë qartë se nëse ju bëni një investim në disa miliona lekë në një vilë apo apartament, investimi juaj është do të jetë i sigurt ndaj pretendimeve që mund të ngrihen ndaj pronës që keni blerë. Sipas Kate Stinchcombe-Gillies, nga agjencia e famshme turistike “Holidaylettings”-agjenci e cila ofron ture turistike në të gjithë globin- potenciali ekonomik dhe turistik i Shqipërisë është i madh. "Çmimet e apartamenteve për pushime tipike shkojnë nga 285 £ - £ 490 në javë," thotë ajo. "Ju keni plazhe të bukura dhe jetë-nate të paharrueshme, së bashku me disa qytete dhe vende turistike që bëjnë pjesë në trashëgimin e UNESCO-s”.
Shqipëria ka shmangur më të keqen e stuhive ekonomike përreth vendeve të Evropës. Ndërkohë që shumë vende kanë përjetuar rënie ekonomike, Shqipëria ka përjetuar prosperitet. "Ne nuk e ndjejnë recesionin - në fakt, ekonomia jonë është rritur", shton kryeministri Berisha, me një vezullim në sytë e tij. "Jo keq për një komb që dikur ishte vendi i dytë më i varfër botë". Siç duket, ditët e Shqipërisë së pazbuluar janë të numëruara. Për investitorët e zgjuar, tani është koha për t’u hedhur në sulm.