Zgjedhjet në SHBA, Virxhinia shtet vendimtar
Dy kanidatët po përqëndrohen në të ashtuquajturat “shtetet fushëbeteje”
5 javët e fundit të fushatës zgjedhore presidenciale, presidenti Barak Obama dhe rivali i tij, ish-guvernatori i Massachusettsit Mitt Romney janë përqëndruar në të ashtuquajturat "shtetet fushëbeteje" që ka të ngjarë të vendosin për zgjedhjet. Një nga këto shtete është Virginia, ku presidenti Obama fitoi 4 vjet më parë.
Siç ishte në vitin 2008, Virxhinia është përsëri një shtet fushëbetejë, që mund të ndikojë rezultatet e zgjedhjeve më 6 nëntor. Intensiteti kundër-Obama mes konservatorëve duket se balancohet me mbështetjen për presidentin në qytetet si Charlottesville, qendra e Universitetit të Virxhinias.
Kampusi është një bazë për fushatën Obama, dhe vullnetarët janë të zënë duke u përpjekur për të regjistruar studentë përpara zgjedhjeve.
Përkrahësit e zotit Obama kanë një kryesim të vogël në Virxhinia. Katër vjet më parë, Barak Obama bëri histori në Virxhinia, kur ai u bë i pari kandidat demokrat për president të fitojë në këtë shtet që nga viti 1964 me fitoren e presidentit Lyndon Johnson.
Nderkohe te merkuren zhvillohte dhe debati i parë presidencial mes Barak Obamës dhe Mit Romney. Temat qe do te diskutohen ne kete debat kane ekonomia, roli i qeverise dhe kujdesi shendetesor. Ne sondazhet e deritanishme, presidenti obama ka nje epersi te lehte ndaj rivalit te tij, por ndekrohe kritikat ndaj tij per rritjen e papunesise jane te medha.