E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate kineaste si prodhuan dokumentaret e diktatures

Tre filma dokumentare nga krijimtaria e regjisores Vitori Celi Banore te rinj buze Jonit 1976 Asdreni 1976 Prite prite Skenderbene 1983 ku ka bashkepunuar me skenaristet Vllasova Musta e Kolec Traboini dhe montazhieret Dallendyshe Baboci Eli Coja e Nazmije Sula shfaqen sot ne Arkivin e Filmit ne kuader te muajit te shfaqjes se produksioneve te grave kineaste. Vitori Celi regjisore e filmit dokumentar dhe regjisore montazhi lindi ne Nju Jork me 24 maj 1928. Beri nje kurs ne Moske ku u specializua ne dublimin e filmave. Filloi pune ne Kinostudio qe me themelimin e saj me 1952. Ishte regjisorja e pare e dublazhit dhe montazhit dhe si e tille punoi ne filmat e pare artistike te prodhuar nga Kinostudio. Pervec tyre realizoi edhe rreth 36 filma kronikale e dokumentare.

Te premten behet homazh per dy kineaste te tjera regjisoren e filmit artistik artisten e Popullit Xhanfise Keko. Ne kete dite do te shfaqen filmat A...B...C...ZH 1971 dhe Tingujt dhe femijet 1970 ku regjisorja Keko ka bashkepunuar me skenaristet Peci Dado dhe montazhieren Manushaqe Halili. Xhanfise Keko regjisore e filmit artistik dhe dokumentar regjisore montazhi lindi ne Gjirokaster me 27 janar 1928. Kreu nje kurs 2 vjecar ne Moske per montazh prane Studios Qendrore te filmit dokumentar. Filloi pune ne Kinostudio qe me themelimin e saj ne vitin 1952. Realizoi nje sere filmash dokumentare por doli ne arenen e artit kryesisht nepermjet trajtimit emocional te temes se femijeve dhe botes se tyre neper filmat artistike qe mbeten edhe sot nga filmat me te dashur per shikuesit. Fituese e shume cmimeve kombetare dhe nderkombetare sidomos me perfaqesimet ne Festivalin e Femijeve Giffoni Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›