E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronisti me besnik

Nje dite me pare eshte ndare nga jeta kritiku i njohur i arteve pamore ne Kosove Mustafa Ferizi njekohesisht piktor. Vleresuar si kronisti me besnik ne zhvillimet artistike ne Kosove Ferizi ishte bashkepunetori ekskluziv i gazetes Standard ku prej kater vitesh ne faqet kulturore ishte aktiv me esete perceptimin kritik te piktoreve si ure komunikimi artistik mes Shqiperise e Kosoves cfare po ndodh me piktoret ketej dhe andej kufirit

Per artet pamore ne Kosove por edhe pa frike nder te vetmit zera kritike edhe per mjedisin e vaket ne Shqiperi humbja e kritikut Mustafa Ferizi nje dite me pare eshte vleresuar kronisti me besnik i artit pamor. Ferizi u nda nga jeta ne moshen 70-vjecare pas nje fatkeqesie te rende njoftonin dje mediat e Kosoves. Kritiku njekohesisht nje piktor ekstravagant aktiv ne ndjekjen e zhvillimeve te arteve pamore ne te dyja vendet ka mbetur i heshtur ne Tirane por eshte nderuar ne Kosove duke u percjelle e vleresuar prej ngushellimeve te miqve e kolegeve te tij. Lidhja me Tiranen ishin piktoret te cilet ngarkonin makinen me punet e tyre deri ne Prishtine dhe Ferizi kurre i pertuar jepte impresionin racional mbi kete komunikim qe kish nisur mes dy vendeve.

Kjo eshte deshmia qe Ferizi ka lene si bashkepunetor ekskluziv me gazeten Standard qe prej kater vitesh duke prezantuar ne faqet kulturore cfare po ndodh me piktoret ketej dhe andej kufirit. Pervec racionalitetit estetik ne kritiken e Ferizit ndihej perpjekja per tu shkeputur nga izolimi i gjate mes dy vendeve duke nxitur nje ide te perbashket te veshtrimit artistik. Me dhimbje te thelle njoftojme te gjithe miqte dhe koleget e shumte se me 20 mars 2011 ne oret e mengjesit nderroi jete pas nje fatkeqesie te rende profesori dhe kritiku i artit pamor Mustafa Ferizi. Keshtu e ka dhene njoftimin trondites per vdekjen e piktorit dhe kritikut te artit Mustafa Ferizi Galeria e Arteve e Kosoves. Familjareve miqve dhe kolegeve te Ferizit u ka shprehur ngushellime Fahredin Spahia drejtor i Galerise se Arteve te Kosoves i cili ka theksuar se eshte ndier i tronditur dhe me dhembje te thelle kur e ka marre lajmin per vdekjen e mikut bashkepunetorit dhe kolegut te tij te cmuar. Humbja e ketij njeriu te madh ska dyshim se tek ne te gjithe do te le nje zbrazeti te paplotesueshme - ka thene Spahia ne telegramin ngushellues. Ai ka shtuar se arti yne pamor mbeti pa kronistin e tij me besnik dhe artistet tane te shumte pa kritikun e tyre me te vlefshem.

Kujtojme se perceptimi i Ferizi ne esete kritike per gazeten Standard shkonte pertej te tashmes fizike duke afruar piktorin me kohen dhe ne metafizike punet me ndjesite me cfare ndodhte me te ngjashmit e nje kohe tjeter ne nje vend tjeter duke prodhuar historine e se bukures. Njeriu i projektuar eshte nje prej eseve kritike mbreselenese per ekspoziten ne Prishtine te Mustafa Arapit piktorit nga Shqiperia.

Si duket e bukura po u hyn ne pune vetem njerezve dhe artisteve pa imagjinate e me intelekt te ulet qe gjykojne nepermjet shqisave. Kurse kjo kohe kerkon artiste te cilet dine te mendojne dhe ne procesin e krijimit sherbehen me mekanizmin njohes inteligjibil krijues te cilet e dine se - sic tha esteti gjerman Shelingu - edhe idete filozofike mund te objektivizohen vetem permes artit - do te shkruante per Arapin Ferizi. Por veshtrimi i tij kapercen edhe piktorin per te hapur nje ure komunikimi te pangjashme ne fusha te tjera Ndonese kane kaluar afro dy dekada nga shembja e sistemit totalitar ne Shqiperi ku me shume e ku me pak ende ruhet fryma natyraliste dhe imitative e konceptimit dhe e shprehjes ne pikture skulpture etj. Megjithate ekziston nje plejade e tere krijuesish qe me ne fund kuptuan se duhet te transcedetojne te frymojne me koncepte artistike moderne pra duhet te ecin dhe te frekuentojne me kohen me kerkesat e saj kreative dhe estetike. Mu per kete braktisen klishete imitative te realizmit-socialist dhe me tere qenien u konvertuan apo me mire te thuhet u hodhen ne boten e artit bashkekohor sado qe arti bashkekohor perkatesisht moderniteti artistik nuk ndalon dot trajtimin temave tradicionale te natyres te peizazhit vecmas nese ato jane peizazhe te bukura dhe poetike sic ishin ato te shume piktoreve shqiptare pra edhe imazhet peizazhiste te Mustafa Arapit.

Arti qe i referohet shpirtit estetik - shkruan ne artikullin me te fundit botuar me 7 mars ne Standard per ekspoziten e piktorit nga Shqiperia Pashk Pervathi hapur ne Prishtine.

Nuk eshte qellimi yne te rehabilitojme soc-artin apo te relativizojme destruktivitetin e tij por perkundrazi jemi te prire ti mirekuptojme ata krijues te artit pamor qe ne artin e tyre ende perfillin konceptin real te te shprehurit vecanerisht kur eshte fjala per natyren qe si univers organik gjithmone e ka interesuar dhe e ka frymezuar qenien krijuese.

Ndersa ne nje tjeter botim eseistike mbi kohen e arketipave te rinj botuar sot nje vit me 22 mars 2010 Ferizi do te ndalej Gara per prurje te reja artistike ka filluar. Ne qarkullim jane idete e reja. Krijuesi nuk eshte ai i kohes se romantizmit duke mbetur nje nxites i mendimit mbi artet pamore dhe duke hapur ne nje vizion me te gjere se cmund te perfshijne levizjet mes Shqiperise e Kosoves. Per kete arsye kritiku vleresohet me te drejte edhe pse ne moshen 70-vjecare me rremonjesi i piktures ne te dyja vendet. Te pakten ne Shqiperi ku model kritiku sesa pa gje duhet te sherbeje per tju afruar nje vleresimi jashte egoizmit si fate izolimi por te mbetur ne nje konfuzion artistik. Por nga kjo situate zbulohet dhe servilizmi politik i nje grupimi piktoresh qe veshtire tju afrohet mendimi i paster kritik. Nga kjo kuptojme pse Ferizi aspironte ne veshtrimet e tij kerkimet drejt imagjinates si per tju larguar a keshilluar per nje realitet te kundert me perditshmerine politike.

Mustafa Ferizi u lind ne vitin 1941 ne Peje. Akademine e Arteve Figurative drejtimin e Piktures e kreu ne vitin 1979 ne Prishtine te profesori Muslim Mulliqi. Ishte anetar i Shoqates se Artisteve Figurative te Kosoves qe nga viti 1973.

Ferizi deri me tani ka hapur mbi njezete ekspozita personale te artit dhe gjithashtu ka marre pjese ne me shume se njeqind ekspozita kolektive brenda dhe jashte Kosoves.

Pervec piktures i ndjeri Ferizi eshte marre edhe me shkrime teorike perkatesisht me filozofine dhe estetiken e artit. Ne mediat e vendit si dhe me gjere Ferizi ka botuar qindra artikuj si per shembull recensione ese studime etj. Nderkaq ne Radiotelevizionin e Kosoves Ferizi ka drejtuar emisionin Artet i cili u kushtohet arteve pergjithesisht por kryesisht eshte marre me artet pamore. Ferizi ka shkruar dhe botuar disa libra midis te cileve mund te permenden librat Refleksione vizuele Jeta intime e piktoreve te medhenj Mendimi estetik i De Rades Fenomenologjia e artit etj.

Koha per arketipa te rinj

Mustafa Ferizi

Artistet me nuk merren me inventarizimin e ndodhive historike me aktualizimin e temave dhe permbajtjeve te se kaluares sepse sic thoshte nje poet francez me mbeturinat e se kaluares ngarkuar mbi shpine veshtire shkohet perpara. Ata shikojne vetem perpara te vetedijshem se vetem nje shikim i tille shpie drejt rruges se arketipave te rinj artistike. Gara per prurje te reja artistike ka filluar. Ne qarkullim jane idete e reja. Krijuesi nuk eshte ai i kohes se romantizmit. Parimi redy-med i Marsel Dyshanit eshte tejkaluar Fontana e tij e proklamuar si veper arti nuk komunikon me kohen. Nuk komunikon me kohen as artisti i cili nuk e ka kuptuar se eshte legjitimuar gara globale per shpikjen e arketipave te reja ne art ne shkence moral e madje edhe ne fe. Kjo kohe eshte kohe e ripyetjeve dhe e ripergjigjeve. Po vjen ne shprehje madje me fuqishem se asnjehere me pare ajo maksima e lashte latine qe thote se ne cdo gje duhet dyshuar De Omnibus Dubitandum. Njeriu eshte vetedijesuar per mundesite e veta te veprimit krijimit dhe te mendimit si ne shkence po ashtu edhe ne art. Artistet me nuk merren me inventarizimin e ndodhive historike me aktualizimin e temave dhe permbajtjeve te se kaluares sepse sic thoshte nje poet francez me mbeturinat e se kaluares ngarkuar mbi shpine veshtire shkohet perpara. Ata shikojne vetem perpara te vetedijshem se vetem nje shikim i tille i shpie drejt rruges se risive dhe te arketipave artistike drejt se vertetes. Te vetedijshem se e verteta nuk mund te kapet te njihet permes ndjenjave dhe emocioneve pra ne menyre estetike cdo fenomen qe ekziston ne boten organike dhe joorganike ata e artikulojne permes njohjes logjike rati-os dhe me fuqine e argumenteve shkencore. Artistet e kohes sone ia kane kthyer shpinen te bukures romantikes pra njohjes sensitive dhe gjithnje e me shume po mbeshteten ne mundesite njohese logjike racionale sepse me ne fund kane kuptuar se vetem keshtu mund te njihet e pra edhe te percaktohet e verteta e mira virtyti ligesia e keshtu ne radhe. Ata nuk i pranojne me dualizmat shkencore filozofike e estetike mendimet asnjejese apo aproksimative te mbeshtetura ne kuazi-argumente ne te verteta diskutabile. Do prova dhe argumente te reja per cdo gje qe u intereson dhe i rrethon ne natyre jete shkence art shoqeri. Ndonese shumecka eshte zbuluar ende ka mbetur shume per tu ndricuar dhe per tu shpjeguar nga mendja e ndritshme e njeriut. Hegeli thoshte se kurrgje nuk ekziston qe nuk ka qene nje here. Sipas tij pra do te mund te quheshin te kota te gjitha synimet e studiuesit te hulumtoje dicka te re dicka qe nuk ka ekzistuar me pare. Epo filozofi gjerman ka harruar vetem nje imtesi se cdo kohe sjelle sfida e qasje te reja e me to sjelle edhe kundrime e studime gjithashtu te reja mbi fenomenet ekzistuese te ditura dhe mbi te tjerat te paditura dhe te pa zbuluara per te vetmin arsye se me kohen evoluon edhe vetedija e njeriut me te cilen evoluojne perkatesisht zhvillohen edhe mundesite e tij gnoseologjike pra njohese. Mona Liza e Leonardos si veper arketipore e zhanrit te portretit eshte krijuar para gjashte shekujve dhe ne cdo shekull eshte shpjeguar dhe interpretuar ndryshe apo eshte heshtur fare. Studiuesve te kohes sone u intereson prejardhja e disponimit te saj psikik domethenia e buzeqeshjes se saj enigmatike. Studiuesit e ardhshem do te interesohen per ndonje element tjeter te ketij portreti p. sh. per peizazhin poetik ne sfond kurse vete portreti i Mona Lizes nuk do te cilesohet ndryshe vecse si portret i nje femer te rendomte topolake pa bukuri. Pra Mona Liza qe ne shekullin XX konsiderohej prototip i bukurise mitologjike te femres ne shekujt qe pasojne do te zhvishet nga ky mit pak sepse do te ndryshoje shija por me teper per faktin se do te ndryshoje perkatesisht do te evoluoje vetedija njohese por edhe ajo krijuese. Madje jo vetem njohjet por edhe fenomenet artistike apo vlerat arketipore qe do te pasoje pas artit te kohes sone do te jane rezultate te evoluimit te ideve mendimeve dhe koncepteve. Ato nuk do te vetelindin por do te krijohen me kohen nga gjenialiteti kreativ apo me mire te themi nga vetedija gjeniale e demiurgut. Mu per kete themi se konkursi per ide te reja eshte hapur garat per prurje te reja artistike kane filluar sepse arti i sotem modern postmodern dhe konceptual apo global tashme eshte mbeshtetur per muri. E i duhet nje energji e re dhe kreative ta levize te shtyje perpara.

Botuar ne gazeten standard 22 mars 2010

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›