''The Times'': Një operacion sekret britanik gjen prova të përdorimit të armëve kimike në Siri
ROMË- Një operacion sekret britanik ka grumbulluar prova për përdorimin e armëve kimike në Siri duke marrë kampione toke, ndoshta pranë Damaskut, që më pas janë analizuar nga ekspertët e Institutit të Kimisë dhe Biologjisë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, njoftoi sot gazeta e përditshme angleze ''The Times''.
''Nga analizat del se një lloj arme kimike është përdorur në Siri'', shton gazeta duke cituar burime nga Ministria britanike e Mbrojtjes, që kërkuan të mos identifikoheshin.
(d.b/BalkanWeb)
''Nga analizat del se një lloj arme kimike është përdorur në Siri'', shton gazeta duke cituar burime nga Ministria britanike e Mbrojtjes, që kërkuan të mos identifikoheshin.
(d.b/BalkanWeb)