E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet familja greke me 55 kg marijuanë në makinë

SARANDE-Plot 55 kg marijuanë u kap sot një një automjet me të cilin udhëtonte një familje kufirin shqiptaro-grek pranë Kakavijës.

Policia bëri të ditur se në pranga janë vënë 4 persona grekë në Kallpaqi pranë Kakavijës pasi u ushtrua një kontroll në 2 automjete.
Droga u gjet në automjetin ku udhëtonte një familje me 4 anëtarë, bashkëshortët dhe 2 fëmijët e mitur. Ndërsa efektivët e policisë ndaluan dhe një makinë tjetër me të cilën udhëtonin 2 persona. Të dy personat në këtë automjet kontrollonin rrugën dhe automjetin e familjes ku ndodhej droga.

Policia greke vuri në pranga 2 bashkëshortët dhe 2 kontrollorët që udhëtonin me automjetin tjetër.

Nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan 3 celularë dhe 300 euro.

Po sot në Athinë u kapën dhe 2 studentë shqiptarë me 33 kg marijuanë në banesë. Në cilësinë e provës materiale u gjet një peshore dhe 3 celularë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›