Berisha i jep Idrizit godinën e ish partisë së Pollos
Share
Pas tre mandateve të zëvendës ministrave kryeministri Sali Berisha ka vendosur ti japë edhe një ndërtesë Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Bëhet fjalë per seline qendrore te ish-partisë Demokrate, të drejtuar dikur nga Genc Pollo.
Kati i parë i ndërtesës, dhënë në përdorim për selinë qendrore të ish-Partisë Demokrate, Tiranë, i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, sipas planimetrisë që i bashkëlidhet këtij vendimi, të jepet si ndërtesë për selinë qendrore të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Vendimi nr.4, datë 5.1.2002 i Këshilli të Ministrave Për dhënie ndërtese për selinë qendrore të Partisë Demokrate, shfuqizohet, eshte vendimi i qeverise.