Thellohen mosmarrëveshjetmes Topit e Berishës
TIRANE- Thellohen mosmarrëveshjet mes kryeministrit Berisha dhe presidentit Bamir Topi. Reflektim i qartë i këtij fakti është përfaqësimi i vendit tonë në sesionin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili pritet të mbahet më 9 shtator. Pjesë e delegacionit shqiptar në punimet e asamblesë do të jenë edhe kreu i shtetit Bamir Topi edhe kryeministri Berisha, ndërsa në seancat e mëparshme delegacioni është kryesuar nga njëri prej krerëve të shtetit.
Dhe kjo ka funksionuar sipas një rregulli që në njërën seancë delegacioni është udhëhequr nga presidenti Bamir Topi, ndërsa në seancën pasuese nga kryeministri Berisha. Sipas këtij rregulli në seancën e 9 shtatorit delegacioni shqiptar duhet të udhëhiqet nga Presidenti i vendit, por burime nga dy institucionet kryesore të vendit bëjnë të ditur se kësaj here do të ndodhë ndryshe, cka do të thotë se si Topi ashtu edhe Berisha do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar.
Klima jo e mirë e marrëdhënieve mes krerëve të dy institucioneve shtetërore ka nisur prej kohësh pas mos dekretimit të disa ligjeve të rëndësishme dhe kthimit të tyre në kuvend për rishqyrtim nga ana e kreut të shtetit, e ndjekur kjo nga rrëzimi në Kuvend i dekreteve për propozimet e Presidentit, për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Shkak i pranisë së krerëve më të lartë të shtetit shqiptar në delegacionin për seancën e radhës së Asamblesë së OKB mund të jetë edhe fakti se do të diskutohet rezoluta serbe për Kosovën, një cështje kjo e rëndësishme për gjithë faktorin shqiptar, ndaj dhe vendi ynë kërkon të përfaqësohet në nivel sa më të lartë.
Gjithsesi vjeshta pritet të jetë e tensionuar mes dy institucioneve. Të tjera ligje presin firmën e presidentit, e të tjera dekrete presin vendimin e Kuvendit, ndërsa ka dhe një nismë të Kuvendit për miratimin e një ligji organik për institucionin e Presidentit.
(m.a/News24/BalkanWeb)