Gazi, rusët: Shqipëriajo vend tranzit, s’kastabilitet politik
MOSKë- Pak ditë pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Berisha, që shpalli hapa të reja drejt përfshirjes së vendit në rrjetin e gazsjellësve që po ndërtohen në mbarë Europën, shtypi i specializuar rus ka analizuar mundësitë e realizimit të projekteve të qeverisë. "Vzgljad" arrinte dje në konkluzionin se Shqipëria nuk ka asnjë shans të kthehet në vend tranzitimi, për shkak të pa stabilitetit të saj politik. Kjo gazetë thekson se Berisha ka përmendur mundësinë që vende fqinjë të kontribuojnë në ndërtimin e një dege të gazsjellësit South Stream nga Greqia drejt Vlorës.
Ai nuk përmendi emra, por marrëdhëniet e mira me Berluskonin lenë të kuptosh se fjala është për Italinë, shtohet në artikull. Ku thuhet edhe se gazsjellësit kryesorë të Evropës në përgjithësi i bien rrotull Shqipërisë, ndonëse kjo ndodhet midis Evropës Lindore e asaj Perëndimore, me përjashtim të TAP-it, që do të fillojë të sjellë gaz në këtë vend nga Lindja e Afërme në 2012 dhe do të kalojë nën Adriatik në drejtim të Italisë së Jugut. Sipas ekspertit Aleksandër Kurdin, Shqipëria nuk është një aktor kryesor për konsumin e gazit, ndërsa, si vend tranzitimi, është pa interes për projektin South Stream, për shkak të pa stabilitetit të saj politik. Projekti i gazsjellësit South Stream ka filluar që në vitin 2007 të zbatohet, me nismë të gjigantit rus Gazprom dhe homologes së saj italiane ENI, si një lidhje energjetike midis Rusisë dhe Evropës Qendrore e Jugore, duke kaluar nën detin e Zi dhe atë Adriatik. Gjatësia e pjesës nën det do të jetë 900 kilometra, por pika hyrëse nën Adriatik do të jetë Greqia (Igumenica).
Ndërkohë, gjurma e TAP-it kalon edhe nëpër Shqipëri për të hyrë nën Adriatik, pasi ka ardhur nga Turqia e Greqia. Ai besohet të bëhet operacional në vitin 2012. TAP-i ka një gjatësi prej 520 kilometrash, ku 115 km kalojnë nën Adriatik. Kapaciteti maksimal i këtij të fundit parashikohet të mos kalojë 20 miliardë metrat kub në vit, në një kohë kur South Stream mendohet të kalojë 63 miliardë metrat kub gaz. Gazeta ruse shkruan se Shqipëria ka nevojë që sa më shumë gazsjellës të kalojnë nëpër territorin e saj, për të diversifikuar burimet energjetike, por edhe për të fituar nga tranzitimi. Eksperti tjetër Viktor Markov shprehet se është edhe politikë e BE-së që të ketë sa më shumë gazsjellës alternativë, për rritjen e konkurrencës dhe uljen e çmimit të gazit në treg.
(m.a/GSH/BalkanWeb)