E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje kujdes qe seshte kurre i tepert

Ka shume arsye qe ne Diten Boterore te kujdesit per te Moshuarit te gjithe te mendojme me shume ne menyre te pergjegjshme me humanizem dhe solidaritet social per kujdesin qe duhet treguar per te moshuarit tane per ta dhe padyshim per ate qe duhet dhe mund te bejme me mire per plotesimin e natyrshem te nevojave te tyre jetike. Ky nuk eshte detyrim por obligim human dhe qytetar i shtetit shoqerise dhe vecanerisht i familjes shqiptare. Natyrisht do te ishte gabim i pafalshem dhe fatal per te gjithe aktoret qe kane role dhe pergjegjesi per kujdesin ndaj te moshuarve nese per te moshuarit tane mendojme ne menyre spontane sporadike.
1 tetori eshte Dita Boterore e te Moshuarve qe na kujton per detyrimet qe kemi te gjithe se bashku per te krijuar kushte ne familje institucione dhe shoqerine tone qe ata te jetojne me dinjitet te respektohen per punen dhe kontributet e tyre ne sherbim te familjes komunitetit dhe shoqerise. Por natyrisht ne duhet te mendojme ne menyre prioritare dhe jo vetem ne kete dite per ata te moshuar qe jetojne ne kushte te veshtira ekonomike dhe sociale qe jane te margjinalizuar dhe qe per shkaqe te ndryshme personale sociale biologjike jetojne ne ambientet e Institucioneve te Perkujdesit Social. Per keta njerez kujdesi yne kurre nuk ka munguar dhe nuk do te mungoje sepse ne e ndjejme detyrimin qe kemi per te plotesuar sa me mire te jete e mundur kushtet e jetes per te moshuarit qe jane te vetmuar apo te braktisur.
Por ne kete dite te vecante ne mendojme se akoma me shume duhet te bejme jo vetem per te sensibilizuar shoqerine per vleren e kesaj dite. Kujdesi per te moshuarit ne nevoje nuk eshte dhe nuk duhet te jete vetem pjese e sistemit te perkujdesit institucional por element me rendesi i kultures sociale te popullit tone i cili ne traditen e vet te shendoshe kurre nuk e ka konsideruar pjese te nderit kombetar qe te moshuarit njerezit tane me kontribute jetesore ti trajtoje duke i braktisur ne Institucionet e Perkujdesit. Perkundrazi tradita jone e ka vlere kryesore respektimin e tyre ne gjirin e familjes biologjike. Kjo tradite kombetare edhe sot qe shoqeria eshte bere moderne nuk mund te quhet pa vlere apo ca me pak te si mbeturine konservatore e familjes tradicionale shqiptare. Perkundrazi ne duhet te krenohemi qe ne qender te kultures sone kemi kete vlere kete tradite te respektimit pa kushte te te moshuarve tane nderimin e tyre per te gjithe arsyet sociale biologjike morale dhe tradicionale.
Natyrisht zhvillimet moderne te shoqerise shqiptare ndryshimet e thella demografike problemet e plakjes se popullsise dhe shtimi i peshes specifike te te moshuarve ne strukturen aktuale te popullsise e bejne te nevojshme qe krahas familjes biologjike ketij institucioni te natyrshem social dhe natyral te perkujdesit per te moshuarit te shtohen edhe rolet dhe pergjegjesite sociale te perkujdesit te shtetit pushtetit vendor dhe shoqerise civile. Natyrisht pasojat e modernitetit duket se edhe ne shoqerine tone jo ne te gjitha rastet mund te perballohen vetem nga familja. Kemi politika legjislacion dhe institucione per kujdesin ne kete moshe per te cilat gjithnje e me shume po behet kujdes nga shteti dhe pushteti vendor duke bere gjithcka mundemi per te ndihmuar sinqerisht ata te moshuar qe per arsye te ndryshme ju mungon kujdesi ne familjen e tyre biologjike.
Si pjese e sistemit te mbrojtjes sociale dhe e strukturave shteterore te perkujdesit shoqeror kujdesi per te moshuarit ne nevoje ka pesuar ndryshime dhe transformime me rendesi qe kane bere te mundur zgjerimin e konceptit dhe te resurseve sociale me te cilat shteti dhe shoqeria po perpiqet te shtojne detyrimin e perkujdesit per te moshuarit ne nevoje.
Filozofia jone e sherbimit modern synon qe te nxitim ato forma te sherbimit komunitar sipas parimit qe sherbimi per te moshuarit te ofrohet atje ku jane te moshuarit qe ata te jene sa me prane familjes dhe komunitetit te tyre. Sherbimet alternative me forma dhe tipologji sherbimi me fleksibel me struktura sa me te lehta dhe sa me afer nevojave te verteta te te moshuarve jane objektivi yne kryesor qe tashme eshte bere realitet evident dhe i prekshem. Tashme sherbimi per te moshuarit nuk eshte me monopol i strukturave te sherbimit rezidencial shteteror. Krahas tij bashke me te dhe ne komplementaritet dhe konkurrence me sherbimet e shtetit eshte krijuar nje rrjet i tere sherbimesh ditore e komunitare te financuara dhe te mbeshtetura nga pushteti lokal dhe organizatat e shoqerise civile. Nje kontribut konsistent dhe i vazhduar eshte sherbimi Misionaret e Bamiresise qe ofrojne Motrat e Nene Terezes.
Nderkaq i gjithe sherbimi per te moshuarit tashme nuk eshte me si dikur nje sherbim i bazuar ne koncepte empirike dhe me metoda te improvizimit intuitiv. Natyrisht akoma me shume duhet bere sepse kujdesi yne per keta njerez te nderuar nuk eshte kurre i tepert...

Autori eshte Drejtor i Pergjithshem i Sherbimit Social Shteteror

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›