Themelimi i shtetit, Kuvendi riboton dhe dhuron tre aktet Rozeta Rapushi
"Shqiperia me sot te behet me vehte, e lire, e mosvarme". Keto fjale, pjese e dokumentit historik te nenshkruar 100 vite me pare ne Vlore, per Pavaresine e Shqiperise ishin thelbi i ceremonise se djeshme ne Kuvend per nderim te Komunave te Prizrenit, Cairit-Shkup, Ulqinit dhe Bashkise Vlore, ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Fjalet inspiruese te 28 nentorit, ndryshuan historine e shtetit shqiptar dhe tashme jane ribotuar ne nje cikel special nga Kuvendi i Shqiperise. Tre aktet themelore, si Deklarata e Pavaresise apo Kushtetuta 1912-1920, u shperndane dje ne shenje nderimi, te gjitha qyteteve ku ka shqiptare per kontributin e dhene per krijimin e shtetit shqiptar. Ne ceremonine e posacme per 100-vjetorin e Pavaresise, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, falenderoi ne menyre te vecante te gjithe heronjte e kombit per keto akte kaq madhore. "Ne themelet e pavaresise kishte vene gure e gjithe shqiptaria. Udhetimi shumeshekullor shqiptar kurorezohet mrekullisht ne Vlore. Por, per te mberritur aty, shqiptaret bene beteja te gjata e te pafundme, kryen kryengritje heroike, derdhen lumenj gjaku e ndezen kudo flaken e lirise", - u shpreh Topalli. Sipas saj, me 28 Nentor 1912, Shqiperia thote me ze te larte para botes ekzistencen e saj, te drejten e shenjte per te qene e pavarur dhe e lire. "Sot, me shume nderim e perulesi ne duam t'i themi Faleminderit!. Faleminderit Prizrenit, faleminderit Shkupit, faleminderit Ulqinit te sakrifikum, Faleminderit Vlores. Mirenjohje te pafundme", - u shpreh Topalli. Per Kryetaren e Kuvendit, rruga per te mberritur tek ngritja e flamurit ishte nje ndermarrje titanike, per kohen e kushtet, ne te cilat behej. Ajo shtoi se suksesi qe kurorezoi, kaperceu parashikimet, pengesat e ziline e shume vendeve, dhe shperbleu shpresat e guximtareve. Duke u ndalur ne menyre te vecante, Kryetarja e Kuvendit, u ndal te vleresoje cdo hap te ndermarre drejt pavaresise. Sipas saj, kryengritjet e Shkupit jane kryengritje te lavdise. Ajo kujtoi se ne shkurt te vitit 1844, kur 10 mije kryengrites nen udheheqjen e Dervish Cares e cliruan Shkupin dhe shtruan kerkesen per autonomi. Nga kjo kohe, Shkupi, Manastiri dhe Dibra ishin disa prej qendrave te levizjes shqiptare per clirim.
"Mirenjohje Lidhjes se Prizrenit, sepse levizja kombetare, te cilen e udhehoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i popullsise Shqiptare. Lidhja e Shqiptareve pati kerthizen ne Prizren. Mirenjohje malesise se veriut e Ulqinit. Me qendresen e armatosur qe zhvilloi edhe per mbrojtjen e Plaves, te Gucise, te Hotit, te Grudes, te Kelmendit e te Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e malesise e veriut treguan se trojet shqiptare nuk mund te trajtoheshin si placke tregu per te kenaqur interesat e Fuqive te Medha ose lakmite pushtuese te vendeve fqinje", - u ndal Topalli.
MIRENJOHJE VLORES
Vlora u caktua si qendra ku do te behej mbledhja e perfaqesuesve te kombit Shqiptar.
Me 25 nentor, Ismail Qemali, me shoke arriten ne Vlore. Ketu delegatet e popullit u priten me feste. "Nje zjarr i shenjte patriotizmi - shkruan Ismail Qemali ne kujtimet e tij - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pershendetese kudo me entuziazem dhe gezim. Me 28 Nentor 1912, ne oren 14:00, u hap ne Vlore Kuvendi Kombetar. Kuvendi zgjodhi kryetar Ismail Qemalin. Ne Vlore delegatet nenshkruan dokumentin historik per Pavaresine e Shqiperise, ku thuhet: "Shqiperia me sot te behet me vehte, e lire, e mosvarme". Fjale endrre, dritheruese, inspiruese. Pastaj u ngrit madherishem flamuri Kombetar i Shqiperise.
Vleresimi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se ne themelin e Pavaresise kishte vene gure e gjithe shqiptaria, por Vlora kurorezoi endrrat e aspiratat shumeshekullore. Sipas saj, kremtimi i 100-vjetorit te shpalljes se Shqiperise se mosvarme eshte fat, krenari, gezim, inspirim.